Një viktimë e luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë u identifikua në mjediset e projektit të identifikimit të Podrinjes në Tuzla, konfirmoi për Anadolu Agency (AA) Emza Fazliç, zëdhënëse e Institutit për Personat e Zhdukur në BeH.
“Bëhet fjalë për një viktimë të kombësisë boshnjake që u zhduk në zonën e Srebrenicës në vitin 1995”, tha Fazliç.
Sipas saj, identiteti i viktimës së pari u përcaktua me metodën e ADN-së, kurse sot identiteti u konfirmua edhe zyrtarisht nga anëtarët e familjes.
“U identifikua Vejsil (Abdullah) Hamzabegoviç, i lindur në vitin 1939 në Glode të Zvornikut. Mbetjet e tij mortore u gjetën në varrezën masive Pusmuliç në vitin 2009”, theksoi Fazliç.