Identiteti i terroristëve

Ditët e fundit pothuajse të gjithë janë të shqetësuar si rrjedhojë e ngjarjeve të pakëndshme të cilat janë duke ndodhur gjithandej nëpër botë, e posaqërisht aktet terroriste. Edhepse kjo brengë për shumë njerëz është ngjallur së fundi me sulmet në ‪#‎Paris‬, për vet faktin se fokus i meideve botërore këto dite ishte Parisi.
Ne anën tjetër duket së ka minimizim dhe anashkalim mediatik të ngjarjëve të cilat janë duke ndodhur në ‪#‎Siri‬, ‪#‎Irak‬, ‪#‎Afganistan‬, etj. Sigurisht se ngjarje të tilla nuk janë ad hoc , por të planifikuara mirë.
Kush fshehej prapa sulmeve terroriste në SHBA deri më tani?
Sipas nje studimi nga Trevor Aaronson: FBI mbanë përgjegjësi për Krimet e organizuara në SHBA më shumë se Çdo organizate tjetër, më shumë se sa Al Kaida, Al Shebab dhe ISIS , edhe më shume se të gjitha këto sebashku. Ku pas 11shtatorit, FBI bëhet më pak e shqetesuar per grupet kriminale te gangsterve, duke u focusuar ne ndjekjen e terroristve.
Trevor Aaronson, shton: “kam kaluar vite të tëra duke shfletuar dosjet për ndjekjen penale të terroristve në SHBA, dhe kam arritur te kuptoj se FBI është shumë më e suksesshme në krijimin e terroristve se sa në kapjen e tyre” .
Andaj, FBI vëndosi të bëjë identifikimin terroristët ende pa i përfunduar aksionet. Në ketë mënyrë ata rekrutuan 15.000 informatorë të cilet kujdeseshin mirë për ta gjetur cdonjërin i cili mund të paraqiste rrezik për sigurinë e vendit, shtrirja e ketij aktiviteti bëhej në zonat e populluara me shumicë muslimane. Informatorët të cilet identifikonin ndonjë rast terrosit, si kopmensim u ofrohej mbi $100,000 dollar, dhe kështu filloi edhe krijimi terroristve te rinjë.
Ky studim nxjerr në pah se nga të gjitha tentimet për sulme terroriste pas 11 shtatorit që konsiderohet të jenë gjithësejt 6. Të akuzuarit pë këto akte janë njerëz të te diagnostifikuar me semundje mendore dhe të cilët vuajn nga kushtet e vësthira ekonomike. Në studim permendet Sami Osmakac dhe te tjerë, të gjithë me probleme mendore dhe të manipuluar për të marë vendime të tilla.
Çfar I dallon sulmuesit në SHBA me sulmuesit terrorist në Paris?
Koinqidencë” … “Dy prej tyre kishin në pronësi një bar, njëri ishte përdorues i rregullt hashashi, Një tjetër kurrë nuk kishte hyre ne xhami për tu falur dhe u rrit në një jetë të kriminale dhe një seri të të dashurave. Asnjë prej tyre nuk kishte studiuar traditën islame. Te privuar, të izoluar, injorant. (shumica e këtij informacioni vjen nga familja dhe miqtë)”.
Shpesh herë akte te tilla u adresohen Islamit dhe muslimanve nga qarqet Islamofobe. Sa i përket shumicës dërmuese te muslimanve aktet e tilla kriminale i kanë te njohura nga vet ajeti Kurnaor…kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit… (El Maide:32)