Rtv Pendimi

IHH synon të dërgojë 1.500 kamionë me ndihma në Siri

IHH synon të dërgojë 1.500 kamionë me ndihma në Siri

Fondacioni Humanitar Turk (IHH) sot tha se synon të dërgojë të paktën 1.500 kamionë me ndihma humanitare në Siri për dimër, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Njerëzit në nevojë në Siri nuk do të lihen vetëm përballë kushteve të vështira të dimrit”, tha në një deklaratë IHH me qendër në Stamboll.

Sipas IHH, furnizimet do të përmbajnë këpuca dimri, xhaketa, qymyr dhe ngrohës si dhe ushqime dhe ilaçe.

Fondacioni i cili dërgoi 1.117 kamionë me ndihma humanitare në rajon dimrin e kaluar, ka nisur një aksion donacionesh për të mbledhur fonde për të arritur qëllimin.

Siria është përfshirë në një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH