Rtv Pendimi

Ihlasi dhe Nijeti

Allahu,- xhele ueala!,- thotë:

مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ ۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.
” Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në te, dhe atyre nuk do t’u mungojë asgjë.
Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehenemi.
Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
(Sure el Hudë: 15-16).

Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve(nijeteve).
Secili prej jush do të shpërblehet simbas asaj që ka pasur për qëllim.
Kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë shpërngulja e tij do të jetë(ashtu siç ka bërë dhe realizuar qëllimin) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Dhe, kush shpërngulet (bên hixhret) me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë(dunja) ose përshkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do tê jetë për atë(për shkakun e shpërnguljes që ka bêrë).”
(Shënuan: Buhariu- 1 dhe Muslimi- 1907).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid(është mbyt në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja, dhe atij(shehidit) do t’i kujtohen begatit qê ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to?
Thotë(njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid.
Thotë(Allahu): Gënjeve, porse ti luftove( dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim(guximtarë).
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin.
E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Do t’i thuhet(nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dunja!?
Thotë(dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hirê Tëndin.
Thotë(Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë tët thonë njerëzit dijetarë(i diturë)si dhe lexove Kur’anin tët thonë njerëzit lexues.
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë rriskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë.
E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Do t’i thuhet(nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dunja!?
Thotë(pasaniku): Nuk lash rrugë qê Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin.
Thotë(Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë tët thonë njerëzit se filani është bujar(bamirës).
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
(Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Komentim i përgjithshëm:

Nijeti është baza ose shtylla e çdo vepre.
Veprat e njeriut pranohen ose refuzohen në saje të nijetit të vepruesit.
Ai i cili punon veprat me të vetmin nijet(qëllim) për hir të Allahut, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu në botën tjetër si dhe vepra e tij është në përputhje me sunetin e Muhamedit,- alejhi selam, atëherë kjo vepër pranohet prej tij(vepruesit).
Por, kush bën nijet të veprojë vepër jo për hirê të Allahut, ose nijeti i tij është i përzier me syefaqêsi e nuk êshtë nijeti i çiltër vetëm për Allahun, atëherë vepra e tillë është e refuzuar e papranuar dhe në dëm të vepruesit të saj.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Nuk ka dyshim se prej kushteve të pranimit të veprave është ihlasi, që veprat të bëhen vetëm për hirê të Allahut.

2. Mësojmë se rëndësia e ihlasit është shumë e madhe, saqë pa ihlas veprat nuk pranohen, refuzohen dhe dëmtojnë vepruesin e saj.

3. Për t’u pranuar veprat nuk mjafton vetëm pamja e jashtme e veprës.

4. Obligohemi ta përmisojmë dhe korigjojmë nijetin në çdo vepër, e për këtë gjë duhet të përpiqemi vazhdimisht.

Autor: Rrashid ibn Husejn el Abdulkerim
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

TË NGJAJSHME