Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit në vendin tonë. Zgjedhje të jashtëzakonshme, vrasje të deputetëve, vrasje nga ish deputetet, vrasje politike (ende të pazbardhura), 6 muaj ngërç, marrëveshje, blloqe, pazare politike në kafene e në mesnatë, krim, haraç, kontrabandë, arrestime pa fakte,skenar- loja me ndjenjat e qytetarëve tanë, e çka jo.
Të gjitha këto ngjare të zhvilluara në një periudhë shumë të shkurtër kohore siç duket krijuan bindje për Kosovarët se në këtë vend nuk shpresë për një jetës normale, Varfëria, kredit, papunësia, pa perspektiva kanë ngulfatur popullin tone.
Në çdo të dytën bisedë mund të dëgjosh qytetaret tek bëjnë plane për largim nga vendlindja e tyre nga atdheu e familjet e tyre, bëjnë tregti me mallin e tyre shtëpi, tokë, bagëti e çka kanë. Të gjithë planifikojnë se ku do të shkojnë por asnjë nuk e di se ku do të përfundojnë, në male , në burgjet hungareze, në duart e krimilelëve-banditëvë, në tunele apo në qendra strehimore , a do ia vlen e gjithë kjo sakrificë si material edhe personale?
A thua kush është shkaku kryesor i zbrazjes së vendit tonë të dashur, u krenuan me rinin si potencial garantues për të ardhmen e ndritur të vendit tonë por ata aspak nuk I favorizuan e avancuan ata.
Ata janë sot që ua ndajnë prindërve të tyre zemrat në dysh , prind të cilët sakrifikuan çdo gjë dhe punuan që fëmijët e tyre të jetojnë të lirë e në vendlindjen e tyre, sa lotë sot po derdhen , sa ndjenjat janë zgjuar , sa preokupimi është shtuar,sa sy të përgjumur, sa zemra janë trishtuar.
Por a është kjo zgjidhje…?
Ikja nga problem nuk është zgjidhje e tij.
Përderisa Allahu xh.sh na krijoi në këtë vend në këtë Kosovë të çmuar mendoj që secili nga ne duhet hulumtuar e kërkuar zgjidhjen këtu në këto troje.
Allahu thotë: “Me të vërtet Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në veten e tyre.“ (Er-rrad: 11)
E sit a ndryshojmë ne veten ton cili ndryshim do I sjell dobi vendit tonë?
Gjithë kësaj situate i përgjigjet një thënie të Omer Ibnul Hatabit i cili tha: “Gati sa nuk shkatërrohen qytetet edhe pse janë ndërtuar rishtazi”, dikush e pyeti se si mund të ndodh kjo, ai i’a ktheu: “Kur të ligët do të lartësohen mbi të ndershmit.”
Ne duhet të ndryshojmë bindjet tona për individ parti të cilët llogariten shtetë-ndërtuasit tanë qeveritarët tanë ne i zgjodhëm e i lartësuam në pozita përmes të cilave ata vetëm realizuan vetëm interesat e tyre, dhe nuk punuan për të mirëqenien e qytetarëve, u dëshmuan vetëm për korrupsion, shantazhe, krime të organizuara ejt, por jo për një punë të sinqertë e për realizimin e një amaneti të besuar nga populli.
Unë mendoj që ata që duhet të largohen nga Kosova janë pikërisht Qeveritarët tanë.
Duhet të jen ata që nga paaftësia e përballimit të turpit dhe dëshirës për ti ik burgut e kosovarë të largohen nga këtu ata meritojnë ndëshkim, meritojnë dëbim , meritojnë poshtërim e JO populli ynë I dashur i lodhur e i zhgënjyer nga cdo aspekt.
Të mos shkojmë të qëndrojmë , ata ti shkarkojmë e shtetin në frymë demokratike ta ndërtojmë.
ALLAHU XH.SH ia dhentë hakun secilit.
Autor: Merita Boroci