Ilaçi në fjalë njihet si Sirup nga pishat dhe është mjaft efektiv në ndalimin e kollitjes,nxjerrjes së lehtë të sekretit si dhe prandalon astmën,bronkitisin dhe problemet tjera me frymëmarrje.
Përbërësit:
- gjethe të reja nga pishat (gjethe gjilpërë)
- sheqer ose mjaltë
Mënyra e përgaditjes:
- Mbledhim disa gjethe të reja nga pishat (gjethe gjilpërë) si në foto. I lajmë mirë dhe i shtrojmë në një vend që të thahen pak.
- Në një kavanoz vendosim një rend gjethe një rend sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.
- Pastaj e mbylllim kavanozin hermetikisht dhe e vendosim në një vend ku e kap dielli dhe ashtu qëndron 40 ditë.
- Pas kësaj e kullojmë atë lëngun e krijuar dhe e vendosim në një vend të ftohtë.
Përdorimi
Përdoret për zbutjen e kollitjes,shërimin e ftohjes,largimin më të lehtë të sekretit etj. nga dy – tri lugë të sheqerit. Mund të konsumohet me mjaltë.