Kompania Maxar Technologies ka publikuar imazhe të reja satelitore, që tregon dëmet e shkaktuara nga bombardimet ruse dhe granatimet në një numër të qyteteve ukrainase.
Në imazhe shihet Hostomeli në periferi të Kievit, më pas qyteti verior Chernihiv, e po ashtu shtëpitë e shkatërruara në Moschun.
Mariupol është një qytet tjetër që është goditur rëndë nga forcat ruse. Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, ka treguar se afro 80 për qind e ndërtesave të banimit në qytet janë shkatërruar.
“Nuk ka mbetur më qendër qyteti. Nuk ka asnjë copë toke në qytet që nuk ka shenja lufte”, ka thënë Boichenko. /koha