Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
Vip Well
auto lider
Lajme

India kryen sulme në Xhammu Kashmir, 41 të vdekur

Muslim Shop

Të paktën 41 persona e kanë humbur jetën dhe 91 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Indisë në rajonin Xhammu Kashmir, përkundër vendimit të marrë në fillim të muajit të Ramazanit për t’i ndalur operacionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, zyrtarët kanë thënë se në Xhammu Kashmir është ndërmarrë një numër i madh sulmesh edhe përkundër vendimit për ndaljen e operacioneve.

Zyrtarët njoftuan se 41 persona e kanë humbur jetën, përfshirë edhe kryengritës, ndërsa 62 civilë dhe 29 pjesëtarë të personelit ushtarak janë plagosur.

Më herët, ministri i Brendshëm i Indisë, Rajnath Singh, ka deklaruar se “forcat e sigurisë do të marrin të gjitha masat për t’i ndalur aktet e kryengritësve”.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 mbajtën qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin krahina “Xhammu Kashmir”.

Xhammu Kashmir tani është krahina e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë që nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët dhe e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani dëshiron që të zbatohen vendimet e KS-OKB.

Të ngjajshme

Shkup, realizohet shëtitje me biçikletë nëpër Çair

Kushtrim Guraj

Parlamenti turk ratifikon ligjin e ri për shërbimin ushtarak

Kushtrim Guraj

Kufiri SHBA-Meksikë, vijë kufitare e vdekjeve të pandërprera të emigrantëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan dhe Trump do të takohen në Samitin G-20 në Japoni

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj