Rtv Pendimi

Indonezi, gjaku shërues i kobrës përdoret në mjekësi alternative

XHAKARTË (AA) – Kobrat Java, të cilat në Indonezi konsiderohen si shëruese, përdoren në mjekësinë alternative, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në orët e mbrëmjes në rajonin Mangga Besar në Xhakartën perëndimore ngriten tendat me kobra. Disa konsumatorë bëjnë shurup nga gjaku i gjarprit duke përzier me bimë të tjera, ndërsa të tjerët vizitojnë tendat për shkak të mishit të tyre të cilin e përgatisin dhe e hanë.

Në tenda mund të gjendet edhe krem dhe tableta të cilat janë përgatitur më herët me gjak të kobrës por edhe para syve të tyre bëhet shurupi. Mishi i gjarprit piqet në zgarë dhe servohet me qepë, limon dhe speca.

Shurupi që bëhet nga gjaku i kobrës është i mirë për alergji, jep forcë dhe rrit metabolizmin. Gjithashtu, përdoret për kujdesin e lëkurës dhe si afrodiziak.

Mba Anisa me shurup shërohet nga alergjia, por siç thotë për AA, gjaku i kobrës i ndihmon gjatë reaksioneve alergjike. Sipas saj, rregullisht merr shurup për shkak se ajo lehtëson periudhat kur shfaqen alergjitë.

Një gjarpër kobra shitet pesë dollarë, kurse nga lëkura e tij bëhen kuleta dhe rripa.

TË NGJAJSHME