Rtv Pendimi
Lajme

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Pasi mblodhi kursimet për vite, një grua nga Indonezia e cila punon si pastruese mbeturinash më në fund mund të realizojë ëndrrën e saj për të udhëtuar në vendet e shenjta islame, në Mekke dhe Medine, për të kryer njërin prej pesë kushteve të Islamit, Haxhin.

“Gjithmonë kam dashur që të shkoj në Haxh”, thotë Siti Maryani për Anadolu Agency (AA), e cila të premten duhet të niset për në Arabinë Saudite.

Maryani thotë se dëshira e saj për të shkuar në Haxh u bë gjithnjë e më e fuqishme pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitet e 80-ta dhe ajo ka filluar të kursejë para që nga viti 1993.

Megjithatë, në atë kohë ajo nuk dinte si të fitojë para për Haxh pasi mbeti e vejë me katër fëmijë për t’i rritur.

“Kështu që unë fillova të mbledh mbeturina”, thotë Maryani.

Që atëherë, ajo ka punuar si mbledhëse e mbeturinave çdo mëngjes që nga agimi i diellit deri në kohën e namazit të sabahut.

64-vjeçarja ka mbledhur mbeturina siç janë kapakët dhe shishet e plastikës, si dhe kartonë, për t’i shitur ato.

“Pas shirave të rrëmbyeshëm, unë gjithashtu mblidhja edhe rërë për ta shitur”, thotë ajo.

Pasi jeton në afërsi të Lumit Ciliwung, lumi kryesor që kalon nëpër Xhakarta, ajo shpeshherë ka gërryer rërë nga lumi dhe e ka shitur si material ndërtimor. Ajo mblidhte të paktën pesë thasë në ditë dhe një thes e shiste për 8.000 rupja indoneziane (0,56 dollarë).

Në vitin 2012, pas punës së saj të mundimshme prej rreth dy dekatave, kursimet e mbledhura të Maryanit arritën në 25 milionë rupja indoneziane (1.750 dollarë), që në atë kohë ishte pagesa e parë minimale që kërkohej në Indonezi për t’u regjistruar për në Haxh.

Që atëherë, ajo ka punuar edhe më shumë duke mbledhur mbeturina dhe rërë për të paguar edhe pjesën e mbetur prej 10 milionë rupjave (rreth 700 dollarë).

Ajo i mbajti sekrete kursimet e Haxhit nga familja dhe të afërmit për vite me radhë.

Madje as fëmijët e saj nuk e dinin se gjatë gjithë kohës e ëma e tyre po mblidhte mbeturina dhe rërë për të paguar harxhimet e haxhit.

Maryani i njoftoi fëmijët e saj në muajin prill të këtij viti, pasi morri lajmin për kohën e nisjes për në Haxh nga Ministria e Çështjeve Fetare.

Kur fqinjët e kuptuan planin e Maryanit, ata ishin kurreshtarë dhe pyesnin se si ka mundësi që fëmijët të kenë lejuar atë që të mbledhë mbeturina me vite për të shkuar në Haxh.

“Si ka mundësi ta kisha ndihmuar nënën time, as unë nuk e dija se ajo mblidhte para për të udhëtuar në Haxh”, thotë Dany Mulyana, njëri nga fëmijët, i cili punon në një parking.

Maryani e pranon se 26 vite janë një periudhë shumë e gjatë, por thotë se asnjëher nuk është brengosur se kur do të jetë në gjendje të shkojë në vendet e shenjta.

“Gjëja më e rëndësishme është se kam kursyer. Asnjëherë nuk u dorëzova, gjithnjë isha e mbushur me shpirt dhe asnjëherë nuk u ndjeva e lodhur”, tha ajo.

Maryani nuk i shiste gjërat që i mblidhte menjëherë, por i shiste pasi i grumbullonte për një vit.

“Pasi t’i shisja, unë do të merrja rreth 1.2 milion rupja (84 dollarë) në vit. Unë do të kurseja një milion (70 dollarë) dhe do të shpenzoja pjesën tjetër”, thotë ajo.

Sa i përket shpenzimeve ditore, Maryani ka pasur përkrahjen e fëmijëve të saj, shumica e të cilëve tashmë janë të martuar dhe jetojnë ndaras.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma