Rtv Pendimi
Lajme

Indonezi, protesta kundër deklaratave anti-islame të Macron-it

Xhakartë

Në dy qytete të Indonezisë janë mbajtur protesta kundër deklaratave anti-islame të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Medan në rajonin e Sumatras Veriore dhe në qytetin Yogyakarta në rajonin e Javës Qendrore u mbajtën protesta kundër presidentit francez i cili ka dhënë deklarata ani-islame dhe ka mbrojtur karikaturat me objektiv profetin Muhammed.

Në protestën e organizuar nga grupi Forumi Ukhuwah Islamiyah (FUI) në Yogyakarta morën pjesë qindra persona të cilët hodhën slogane kundër Macron-it dhe mbanin pankarta me mbishkrimet “Franca, terroristi më i madh i botës”, “Bojkot kundër Francës” dhe “Macron, armik i Islamit”.

Kreu i FUI-së, Syukri Fadholi në një fjalim tha: “Dënojmë Macron-in i cili ofendon Islamin dhe i cili lejon publikimin sërish të karikaturave kundër profetit Muhammed. Retorikat me përmbajtje urrejtjeje të Macron-it, janë tregues se ai ka mendime ‘perverse‘ dhe problem mendor”.

 Thirrje për bojkot

“Macron duhet t’u kërkojë falje muslimanëve për shkak të veprimeve të tij që dëmtojnë fenë dhe lirinë e ndërgjegjes”, tha Fadholi, duke bërë thirrje për bojkotimin e mallrave dhe markave franceze.

Deklaratat e Macron-it me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor dhe shfaqja në muret e ndërtesave e karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed shkaktuan reagime dhe protesta në botën islame.

Ndërkohë presidenti francez, Macron ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed.

Të ngjajshme

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

Kushtrim Guraj

Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

Kushtrim Guraj

“MERAKLITË E KERREVE”, DONACION INTERESANT PËR SHB ” JETIMAT E BALLKANIT” E CILA PËRKUJDESET PËR SKAMNORËT

Kushtrim Guraj

FSK dhe Policia, institucionet të cilave qytetarët u besojnë më shumë

Kushtrim Guraj

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Kushtrim Guraj

Kursistet e mësim-besimit e Prishtinës organizojnë program për nder të mevludit

Kushtrim Guraj

Lufta në Jemen, 5.700 fëmijë e kanë humbur jetën

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari Xhaferi mori pjesë në Akademinë Shkencore “Ditët e Alfabetit – II”

Kushtrim Guraj

Universiteti i Fondacionit Maarif organizon konferencë për sfidat në Ballkan mbi COVID-19

Kushtrim Guraj