Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Merapi që ndodhet në Ishullin Java në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra për Hulumtimin dhe Zhvillimin e Teknologjisë së Katastrofave Gjeologjike (BPPTKG) thuhet se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani kanë arritur në lartësi prej 1.400 metrash nga krateri.
Autoritetet kanë paralajmëruar që “të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra” nga zona përreth vullkanit në të cilin kohët e fundit janë rritur veprimet vullkanike dhe për të cilin nivelin i alarmit është “portokalli”.
Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.
Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: “jeshile”, “e verdhë”, “portokalli” dhe niveli më i lartë, “i kuq”.