Inteligjenca artificiale bëhet edhe regjizore

Inteligjenca artificiale bëhet regjizore, falë një algoritmi që është në gjendje të krijojë një video duke filluar nga pak rjeshta tekst, sipas rezultateve të një kërkimi, të zhvilluara nga Universiteti “Duke” që u prezantuan në kongresin e Shoqatës për Progresin e Iteligjencës Artificiale.

Filmat janë shumë larg nga të fituarit të një Oscar-i, por kjo teknologji e re mund të gjejë aplikim edhe jashtë argëtimit, për shembull të ndihmojë një dëshmitar të riprodhojë një incident ose një krim.

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj përpara në identifikimin e përmbajtejeve të imazheve, në prodhimin e imazheve duke filluar nga një përshkrim madje edhe në parashikimin se si do të vazhdojë një video duke u bazuar vetëm në një foto. Por askush nuk kishte arritur më parë të bashkonte të gjitha këto karakteristika, duke krijuar një imazh nga një tekst i shkruar dhe duke i animuar ato në një video.

Algoritmi i ri i krijuar nga studiuesit të drejtuar nga Yitong Li, është një formë të mësuarit automatike, një rrjet që punon në mënyrë të njëjtë si neuronet e trurit të njeriut dhe se, nëpërmjet një stërvitjeje, përmirëson aftësitë e tij pas çdo prove.