Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

Interneti 5G do të ndryshojë jetën rrënjësisht

Me shpejtësi 100 herë më të lartë se rrjeti I tanishëm 4G, kompanitë e teknologjisë në gjithë globin deklarojnë se 5G-ja do të ndryshojë botën. CP Gurnani, CEO i “Tech Mahindra” shprehet për CNN, si më poshtë:

Një instalim i plotë i rrjetit 5G do të dojë vite e ndoshta dekada, por ai do të ndryshojë përfundimisht lidhjet në të gjithë botën dhe kjo shkon përtej sektorit të telekomunikimit.

Ja disa sektorë ku shpejtësia 5G do të ndryshojë gjithçka.

Pajisjet elektronike:

Pajisje si automjete me auto-pilot, sisteme audio smart si Alexa e Amazon dhe sisteme që monitorojnë sigurinë, pastrojnë shtëpinë, me shpejtësinë 5G do të kalojnë në stadin e radhës, duke bërë gjithçka më të aksesueshme dhe më të lidhur. Eksperiencat në realitetin virtual do të bëhen gjithmonë e më pranë së vërtetës, qoftë kjo në lojëra, shopping apo telekomunikacion. Pajisjet VR dhe AR nuk do të shkaktojnë më ndalesa dhe kthim në realitet por do t’I përfshijnë klientët plotësisht në këtë eksperiencë.

Pajisjet e lidhura me internetin

Pajisjet e lidhura me internetin, si ndriçimi rrugor, termostatet, orët, kamerat e sigurisë dhe madje pasaportat mund të kenë sensorë që mbledhin, diferencojnë dhe shpërndajnë informacione brenda rrjetit. Sensorët do të bëhen edhe më të ndjeshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacionit edhe më e lartë.

Shërbimi shëndetësor

Një botë ku kirurgët mund të operojnë nga një kontinent në tjetër nëpërmjet robotikës do të jetë e mundur me rrjetin 5G. Kufizimet e zonave rurale, të ndodhura larg qendrave shëndetësore do të zhduken dhe Çdokush do të kenë mundësinë për t’u lidhur me doktorët më të mirë të botës.

Vendi i punës

Rrjeti 5G do të lehtësojë dhe punën duke marrë përsipër të kryejë veprimtari rutinë të paspecializuar, e cila momentalisht merr kohë të vyer të punonjësve. Pavarësisht se shumë frikësohen se kjo do të sjellë në ulje të vendeve të punës, rëndësia dhe vlera e kreativitetit njerëzor nënvlerësohet nga ata dhe me të edhe aftësia për hapjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Fabrikimi dhe fermat janë dy sektorë të tjerë ku rrjeti 5G do të ndryshojë gjithçka, me pajisje të reja dhe shpejtësi shumë më të lartë veprimi, që pritet të rrrisë rendimentin e punës në mënyrë drastike.

Të ngjajshme

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

Kushtrim Guraj

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Kushtrim Guraj

Kamerat e vëzhgimit tani do të zbulojnë automatikisht njerëzit me temperaturë

Qëndrim Ibrahimi

Google merr një veprim interesant

Kushtrim Guraj

Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike

Kushtrim Guraj

Rritet tregu i automjeteve në BE

Kushtrim Guraj

Si ta shihni kush e përdor Wi-Fi tuaj?

Kushtrim Guraj

Microsoft është duke punuar në mbi 100 dizajne të reja ikonash

Kushtrim Guraj

Shtatë gjëra të cilat nuk e keni ditur që mund t’i bëni në Facebook (Foto)

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU