Rtv Pendimi
Lajme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë është bërë me “Video Assistant Thoracoscopy” apo aparat për asistimin me video të mjekut-kirurg gjatë ndërhyrjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail, tha se këto pajisje në Kirurgjinë Torakale janë pajisjet bazë për këtë kirurgji, ndërsa ato do të ruajnë pos shëndetit, edhe xhepin e qytetarit.

Me ardhjen e kësaj pajisje ministri Ismaili tha se është shkurtuar edhe koha e nevojshme e qëndrimit të pacientëve në spital, ngase ndërhyrjet do të kryhen më shpejtë dhe më lehtë.

“Kjo është një aparaturë që ka qenë shumë e nevojshme, e rritë sigurinë e pacientit, i rritë shërbimet tona. Nuk ka nevojë që pacientët tanë të paguajnë 20-30 mijë apo 40 mijë euro që të kërkojnë shërbime jashtë vendit, tani këto operacione kryhen në QKUK”, tha Ismaili.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHKUK), Basri Sejdiu, tha se këto investime në spitale janë me qëllim që të shkohet drejtë një mjekësie moderne dhe kjo po arrihet me investim në infrastrukturë, në pajisje dhe trajnim të stafit.

“Kjo tregon se ne kemi staf me edukime minimale, sepse është një staf me vullnet të madh për të punuar. Dhe sjellja e pajisjeve të cilat me një mini-invazion (prerje) shumë të vogël mund të kryejnë punë shumë të mëdha, e rritë motivimin edhe te stafi të cilët kanë me çfarë të punojnë”, tha Sejdiu, duke falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e kësaj pajisjeje.

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës para disa muajsh kanë bërë trajnime me staf ndërkombëtar të niveleve të larta.

Ndër vendet që kontribuojnë për trajnimin e mjekëve të Kosovës është edhe Turqia, mjekët e të cilës ndajnë përvoja konkrete me mjekët kosovarë nga viti 2009, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga të dyja palët.

Të ngjajshme

Arrin në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Kushtrim Guraj

Turqi, rritet në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti

Kushtrim Guraj

Alarmante: Katër persona u vranë vetëm brenda një jave në rajonin e Prizrenit

Kushtrim Guraj

Nigeri, dy gra kryen sulm vetëvrasës në një xhami

Kushtrim Guraj

Vendet e rajonit solidarizohen me Turqinë pas tërmetit të fuqishëm

Kushtrim Guraj

Një tjetër tërmet godet Tiranën gjatë natës

Qëndrim Ibrahimi

Dyshohet se ngrënia e lakuriqëve në Kinë ka përhapur Koronavirusin (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Arrin në 18 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Kushtrim Guraj

Emri Muhamed, më i popullarizuari te foshnjat e porsalindura në Oslo

Urim Isma