Në tregun amerikan, iPhone 6 Plus ka arritur të marrë 41 për qind të shitjeve të telefonave të mençur me ekran 5,5 inç madhësi dhe më lart, pajisje mobile të cilave zakonisht konsiderohen si fabletë.
Edhe pse vetë iPhone 6 është më i madh se iPhone 5s, dhe sjell ekranin prej 5,5-inç, fableti i parë i Apple ofron më shumë hapësirë të ekranit, e cila duket se është shumë e pëlqyer nga një pjesë e madhe e tregut amerikan.
Kjo është një fitore mjaft e çuditshme e kompanisë Apple, duke e ditur madhësinë e ekranit të pajisjes si dhe kategorinë, në të cilën themeluesi i kompanisë, Steve Jobs as që dëshironte të hynte, dhe të cilën ai madje e kishte përqeshur.
Vetë fabletët u rritën në mënyrë eksponenciale gjatë këtij viti, në rritje për 10 për qind të tregut të përgjithshëm, krahasuar me 2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Fakti se iPhone 6 Plus ka pushtuar pothuajse gjysmën e tregut të fabletëve duhet të shkaktojë shqetësim në mesin e prodhuesve të tjerë të mëdhenj që kanë produkte të ngjashme.
Samsung, për shembull, është tashmë në pozitë të vështirë, pasi që Galaxy S5 nuk ka arritur pritjet e saj të tregut, ndërsa fableti i saj aktual Galaxy Note 4 ka ende kohë për të bërë gjurmë, duke pasur parasysh se ka shumë pak kohë që është paraqitur në treg. (Telegrafi)