Rtv Pendimi

iPhone 6s prezantohet në gusht, në shitje prej shtatorit?

Apple pritet ta zbulojë versionin e ri të iPhone në gusht, një muaj më parë sesa zakonisht.

iPhone i ri, i cili do ti pasojë modelet aktuale iPhone 6 dhe 6 Plus, do të qarkullojë në treg menjëherë pas lansimit që mund ti bie jo më vonë se në muajin shtator.

Analisti nga Taipei nga KGI Securities, Kuo Ming-chi, i njohur për burimet zakonisht të sakta të lajmeve për produktet e Apple, është cituar nga China Post të ketë thënë kështu.

Hon Hai Precision Industry Co, e cila ka emrin tregtar Foxconn, dhe është krijuesi më i madh i pajisjeve elektronike si kontraktor, pritet të sigurojë rreth 60-70% të urdhrave nga Apple për versionin e ardhshëm të iPhone, përkatësisht iPhone 6s, sugjeron Kuo.

Kuo më pas ka thënë se modeli i ri i iPhone do të vijë në dy versione: modelin me ekranin prej 4.7 inç krahas atij me ekranin prej 5.5 inç.

Varianti i iPhone të ri me ekranin prej 4.7 inç pritet të marrë rreth 66% të shitjeve, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të zotërohet nga fableti i dytë i Apple. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME