iPhone 7 vs Galaxy S7, cili ka kamerë më të mirë?

Në këtë shkrim kemi krahasuar kamerat e iPhone 7 dhe Galaxy S7 – duke rënë në përfundim se kamera e Galaxy S7 është ende më e mirë se iPhone.

Është një befasi, dhe pak zhgënjyese. Duke e ditur se Apple përmirësoi kamerën në modelet e reja, zhgënjyese është që S7 i Samsung të jetë ende më i mirë në këtë aspekt.

Dallimet nuk janë të pakta në kamerë, por janë të dukshme, transmeton Gazeta Express.

Kështu, për t’i testuar ne i kemi krahasuar fotografitë e bëra me iPhone 7 dhe ato me Galaxy S7.