Rtv Pendimi

iPhone i ardhshëm ndryshe

Nëse thashethemet janë të vërteta, iPhone i ardhshëm do të jetë shumë i ndryshëm.

Analisti i Sigurisë KGI, Ming-Chi Kuo, i cili më shumë ka të drejtë se gabon me parashikimet e tij për Apple, ka shkruar një analizë ku thotë se në 2017 Apple do të nxjerrë iPhone që do të jetë i lakuar para dhe pas, me ushqyer wireless dhe një ekran më të madh për modelin “Plus”.

Analiza e Kuo, u botua fillimisht në Apple Insider.

Xhami

Kuo thotë se si iPhone 4 dhe iPhone 4S iPhone i ri do të kthehet tek i njëjti material si në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit.  Por më herët disa përdorues të iPhone e kanë kritikuar këtë pamje, duke u shprehur se ngatërroheshin se kush ishte pjesa e përparme dhe e pasme e telefonit kur en nxirrnin nga xhepi apo nga çanta.

Por Kuo thotë se rikthimi te xhami do ta bëjë iPhone më të shndritshëm se paraardhësi i saj prej alumini, iPhone 6S.

Ushqimi me wireless

Teksa iPhone bëhet më i hollë, Apple gradualisht pritet të heq portat e ushqimit. iPhone 7 flitet se do të jetë pa pjesën e kufjeve.

iPhone 7 apo 7S?

Sipas Kuos telefoni i ri nuk publikohet para 2017 dhe se ai do ketë emrin iPhone 7S dhe jo iPhone 7. Por, tipikisht Apple i rifreskon linjat e saj të telefonëve njëherë në dy vjet.

TË NGJAJSHME