Apple do të prezantojë më së paku një model të iPhonet në vitin 2019, me tri kamera të pasme, shkruan Taipei Times.
Gazeta nga Tajvani citon kompaninë Yuanta Securities të ketë thënë se Apple mund të prezantojë telefonin me tri kamera në 12 megapiksel, dhe me një stabilizim optik të imazhit – një opsion që kontribuon në krijimin e fotografive më cilësore, transmeton KP.
Aktualisht modelet, iPhone X dhe iPhone 8 Plus vijnë me kamerën e dyfishtë prej 12 megapikselë.