Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

iPhone së shpejti do t’i hap dyert e shtëpive dhe veturave

Apple janë duke punuar për të përmirësuar iPhonet që janë të pajisur me NFC me aftësinë për të zhbllokuar dyert, dhomat e hoteleve dhe makinat.

NFC, i pranishëm në iPhone 6 dhe lart, lejon shkëmbime informacionit pa kontakt dhe bën të mundur përdorimin e “Apple Pay” për të paguar për blerjet në dyqane duke e mbajtur telefonin afër një lexuesi të kredit kartelës.

Apple po zgjeron aftësitë e veta në mënyrë që të mund të ndërveprojë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, automjeteve dhe madje edhe lehtësimin e pagesave në masë, shkruan indeksonline.

Siç vë në dukje “9to5Mac” , Apple filloi të punojë në lejimin e funksionalitetit të shtuar me chipin e saj NFC duke përfshirë kuadrin rrënjësor CoreNFC në iOS 11.

Megjithatë, ai lejon vetëm për të skanuar etiketat RFID për momentin.

Nëse raporti i Informacionit është i saktë, kompania ka më shumë gjasa të hapë API-të e saj për të lejuar aplikacionet e palëve të treta që të përfitojnë nga chipi.

Gjithashtu mund të shihet që iPhone është përdorur për të paguar udhëtimet e metrosë duke eleminuar kartat e tranzitit. /IndeksOnline/

Të ngjajshme

Prodhohet kostumi që ndihmon të paralizuarit të ngrihen në këmbë

Kushtrim Guraj

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Kushtrim Guraj

VW zyrtarisht me fabrikë në Turqi, kjo është vlera e mega-investimit

Kushtrim Guraj

Huawei Mate 30 Pro me ekran që përfshinë edhe pjesët anësore dhe kamerë të fuqishme

Qëndrim Ibrahimi

Rrjetet sociale nxisin depresion tek të rinjtë

Kushtrim Guraj

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Kushtrim Guraj

A është tkurrur mali më i lartë në botë?

Kushtrim Guraj

Stamboll, hapet qendra teknologjike e Microsoft-it

Kushtrim Guraj

Çka pas Ramazanit?

Kushtrim Guraj