IPKO arrin shpejtësi marramendëse me internetin WiFi

Kosova mund të krenohet me shkallën e lartë të depërtimit dhe përdorimit të internetit. Por tani me sa duket, edhe shpejtësia e internetit që e arrijmë është larg më e mirë sesa ajo e rajonit

Së fundmi kanë qenë inxhinierët e IPKO-së dhe zëdhënësi i kompanisë, Alban Kastrati ata që e kanë bërë publike shpejtësinë e re rekorde që e ka arritur IPKO me internetin WiFi.

Në matjen e bërë përmes Speedtest, zyrtarët e IPKO-së e kanë ndarë një postim ku shihet se shpejtësia e internetit të kompanisë së tyre ka arritur pothuajse në 200Mbps.

Më saktësisht, në postimin e bërë shihet se shpejtësia e internetit që e ka arritur IPKO ka shkuar mbi 190.9Mbps për download, dhe mbi 182.8Mbps në upload, me ping rate në vetëm 1.

Me këtë shpejtësi të jashtëzakonshme të internetit, shkalla e produktivitetit tonë në punë është e padiskutueshme, dhe përvoja që ne e marrim nga shërbimi i internetit në Kosovë është shumë më e mirë sesa ajo që e kanë dhjetëra shtete më të zhvilluara se vendi ynë.