IPKO kalon në gjeneratën e re të internetit në mobil – 4G: Rrjeti më i shpejtë mobil tani do të jetë në në Prishtinë dhe aeroport
IPKO, operatori mobil me rritjen më të shpejtë në Kosovë, sot ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së suksesshme testuese, do të kalojë në gjeneratën e re të rrjetit mobil 4G, i cili do të jetë në pjesët qendrore të Prishtinës dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” – për t’i dhënë përdoruesve të saj qasje ekskluzive në një nga rrjetet më të shpejta mobile në botë, që ofron shpejtësi të pakrahasueshme të internetit në mobil.
Për të mbështetur pozitën e saj dominuese si lidere e inovacionit në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, rrjeti mobil i IPKO-së ka evoluar nga rrjeti 2G në 4G në kombinim edhe me Wi-Fi Offload, në më pak se një vit, për t’ua mundësuar përdoruesve të saj kalimin në rrjete moderne dhe të shpejta të internetit mobil në mënyrë shumë të lehtë, fleksibile dhe pa u vënë re nga përdoruesi.
Robert Erzin, drejtori ekzekutiv i kompanisë IPKO ka thënë: ”Ne jemi me të vërtetë shumë krenar që jemi operatori i parë në Kosovë që ka ofruar shërbimet 3G dhe 4G, për të parën herë në Kosovë. Ndërsa përdorimi i internetit në mobil po rritet me ritëm tejet të shpejtë, shpejtësitë më të larta të internetit nënkuptojnë që baza e jonë e madhe e përdoruesve të internetit në mobil do të jetë në gjendje të shfletojë, shkarkojë të dhëna dhe të punojë në mënyrë më efikase “.
Si të kalohet në IPKO 4G? Për të kaluar në rrjetin 4G të IPKO, përdoruesit duhet të posedojnë telefona të mençur mobil që mbështesin rrjetin 4G dhe brezet frekuencore lokale, si dhe ta ndërrojnë vetëm SIM kartelën e tyre aktuale me SIM kartelën e re që mbështet rrjetin 4G të IPKO, pa e ndërruar numrin e tyre mobil. Numri i telefonit dhe pakoja e internetit në mobil mbetet e pandryshuar.
Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.
Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj). Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet. (Telegrafi)