Rtv Pendimi
Lajme

Irak, vriten dy protestues nga përleshjet me forcat e sigurisë

Dy persona kanë humbur jetën në përleshjet e së hënës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë pranë portit kryesor irakian të Gjirit Persik, Umm Qasr, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dy protestues u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në dhunë”, bëri të ditur një burim në kushte anonimiteti.

Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe rihapën portin.

Porti, i cili pranon pjesën më të madhe të importeve të grurit dhe sheqerit në Irak, ishte mbyllur nga protestuesit që nga e mërkura.

Iraku është përfshirë nga vala e dytë e protestave që nga java e kaluar kundër korrupsionit të thelluar, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve themelore.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 260 njerëz janë vrarë dhe 12.000 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të demonstratave më 25 tetor.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj