Republika e Irakut është shtet arab, i cili gjendet në anën perëndimore të kontinentit të Azisë. Kufizohet nga Turqia në veri dhe Irani në lindje. Ndërsa në jug kufizohet me Gjirin Arab, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, në jug-perëndim kufizohet me Jordaninë. Ndërsa me Sirinë kufizohet në veri-perëndim. Ka një popullsi prej 31.204.000 (2009), përqindja vjetore e rritjes së banorëve: 2.7 % (2000 – 2005), përqindja e myslimanëve: 97 %. Gjuhet zyrtare: Arabe dhe Kurde, pavarësinë: 3 Tetor 1932 (nga Britanikët), anëtar i Kombeve të Bashkuara: 7 Tetor 1971, anëtar i Konferencës Islamike: 1975.
Territori i Irakut shtrihet në Mesopotami që ky vend është një ndër civilizimet e para të rëndësishme të botës. Deri në shekullin VII para erës sonë Iraku ishte në duart e Sumerëve, Babilonëve, Asurëve, më pas edhe Perandorisë Persiane. Para Islamizmit të Irakut, Arabët krijuan shtetin e Mainit, Himjerit dhe Sebait. Iraku është pushtuar nga Myslimanët në vitin 637. Më vonë në kohën e Ali Bin Ebu Talibit është bërë qendra e Islamit, dhe Kufa ka qenë kryeqytet. Lufta e Saffajinit që është bërë në mes të Hz.Aliut dhe Emevitëve ka qenë pikërisht mbrenda kufijëve të Irakut. Pas kësaj lufte vendi deri në ditët e sotme vazdhon me problemet sektare. Pas Emevitëve, Abbasitët e morrën kontrolliin e Irakut, ndërsa në vitin 1055 Iraku hyri nën sundimin e Selxhukëve. Prej vitit 1258 ka qenë nën sundimin Mongol.
Problemi sektar mes Sunnitëve dhe Shiitëve janë krijuar dhe tepruar sidomos në kohën e shtetit të Safavive. Safavidët këtë ndarje kanë përdorur si objekt i krijimit të qeverisë së tyre. Iraku gjatë gjithë historisë ka qenë vend për të cilën kanë luftuar Turqit e Anadollit të cilët ishin Sunnitë, dhe Iranianet të cilat ishin Shiitë. Kjo luftë mbaron në vitin 1534 me pushtimin e Irakut nga Perandoria Osmane. Administrimi Osman ka vazhduar deri në vitin 1971.
Pas humbjes së Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore, Anglezët pushtuan Irakun. Fillimisht Anglezët kërkuan të vetë administrojnë Irakun por u ballafaquan me një rezistencë të madhe. Në Kryengritjet e bëra në Irak veçohet roli i popullatës shiite. Qyteti i Nexhefit ka qenë qendra e rezistencës. Në fund Anglezët e sollën Mbretin Fajsal në krye të Irakut. Më këtë vendim Anglezët synonin të jenë sundues në Irak dhe të mbushin zbrazëtinë e Khalifatit që mori fund me shuarjen e Perandorisë Osmane.
Në vitet e ardhshme fillua procesi i integrimit mes Sunnitëve dhe Shiitëve, janë bërë martesa mes tyre, dhe marrëdhënie tregtare. Në vitin 1928 në Parlamentin Irakian 26 prej 88 deputetëve ishin shiitë. Në vitin 1930 Qeveria e Irakut për të formuar një shtet të pavarur Irakian ka nënshkruar një marrëveshje 25 vjeçare me Anglezët, ndërsa në Komonvelt u prezantua si shtet i pavarur. Me vdekjen e Mbretit Faruk në vitin 1933 në Irak u rrit tensionimi ndërsektar dhe etnik.
Lufta e Dytë Botërore përfshiu edhe Irakun. Gjermanët e benë grushtshtetin dhe e sollën një qeveri më pro-gjerman, por më grushtshtetin e dytë, Anglezët prapë e morën kontrollin e Irakut. Gjermanët synuan se me pushtimin e Turqia do të arrinin deri në Irak ku mendonin që të ndalojnë kontrollin Anglez në këtë vend. Por me kthimin e ushtrisë Gjermane kah Rusia bëri që të përfundon plani për Pushtimin e Turqisë dhe arritjen në Irak, për të ndaluar ndikimin Anglez. Anglezët inkurajuan Irakianët që të luftonin kundër Gjermanisë, por Iraku duke përcjellur politikën e Turqisë nuk hyri në luftë.
Në vitin 1945 Shtetet Arabe krijuan Ligën Arabe. Kjo Organizatë ishte shkaku i rritjes së nacionalizmit Arab. Dhe si përfundim, doli në pah mendimit që Iraku, Siria, Jordania, Libani të bashkohen në një shtet të vetëm. Anglezët e mbështetën këtë plan, mbase me bashkimin e Sirisë dhe Libanit do të mund të arrinte qëllimin që të fundos kontrollin Francez në këto shtete. Egjipti nuk e mbështeti këtë bashkim, ngase ishte e shqetësuar për humbjen e tiparit si Shteti më i madh Arab.
Me krijimin e shtetit të Izraelit filloi një marrëdhënie e re mes Shteteve Arabe dhe Turqisë. Me ndikimin e SHBA – së, Turqia e njohu Izraelin dhe kjo nuk u mirëprit nga shtetet Arabe. Për të ulur përgjigjet negative, Turqia provoi të afrohet me Irakun dhe e nënshkroi Paktin e Bagdadit.
Në Korrik të vitit 1979 Saddam Husseini u zgjodh kryetar vendi në vend të Hasan El Bekir. Një ngjarje tjetër e rëndësishme në këtë vit ishte edhe Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979. Për të përfituar nga ndryshimi i regjimit në Iran, Iraku shpalli luftë kundër Iranit. Kjo luftë nuk solli fitues, por solli humbje të mëdha njerëzore e ekonomike, ku të dyja palët pas 8 vitesh luftë, arritën të ndalin luftën me nënshkrimin e armëpushimit.
Iraku, në Gusht të vitit 1990 pushtoi Kuvajtin për arsye se ky shtet nxirrte naftë në territoret e diskutuara. Iraku shpalli se kishte zgjeruar kufirin, dhe më 19 qytetet e Kuvajtit ishin brenda kufirit Irakian. Me qëndrimin kundër zgjedhjes së problemit, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe disa shtete me krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi të formojë bazë ushtarake në Arabinë Saudite. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bëri paralajmërimin e fundit Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti deri më datën 15 Janar 1991.
Më 17 Janar 1991 filloi Lufta e Gjirit, dhe më 27 Shkurt 1991 Kuvajti u çlirua. Me përfundimin e Luftës së Gjirit filluan problemet me Kurdët në Veri, dhe Shiitët në Lindje. Forcat e Sigurisë Irakiane e shtypën këta probleme, dhe si pasojë më shumë se një milion Kurdë janë vendosur në Turqi dhe Iran.
Me pretendimin e spastrimit të armëve balistike, çlirimin e popullit Irakian nga regjimi Bathistë, dhe stopimin e mbështetjes së Saddam Husseinit kundër terroristëve, koalicioni ushtarak në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe filloi sulmin mbi Irakun. Sulmi ajror filloi më 20 Mars 2003, dhe me përcjelljen e operacioneve tokësore forcat e koalicionit më 9 Prill 2003 hyrën në Bagdad, dhe e rrëzuan regjimin e Saddam Husseinit. Më 15 Prill tërë Iraku ishte nën kontrollin e forcave të koalicionit.
Kjo shënon fillimin e okupimit të Irakut nga forcat amerikane dhe britanike. Amerikanët nën pretekstin e çarmatosjes së Irakut nga armët bërthamore dhe bashkëpunimin e Sadam Husejnit me Al Kaidan ndërmorën okupimin e Irakut duke hapur një faqe të zezë në historinë e këtij vendi, edhe ashtu i rënduar nga diktatura, pushtimi, luftërat dhe embargot, por irakianët nuk e dinin se “liria” që i priste nga operacioni amerikan do t’i bënte të harrojnë sprovat e mëparshme nga tmerri i të ardhmes.
Pas pushtimit qeverisja amerikane formoi Autoritetin e Përkohshëm të Koalicionit, i cili e udhëhoqi vendin për një vit. Ky Autoritet u formua kryesisht prej Irakianëve, që kishin qenë opozitë jashtë vendit dhe në një mënyrë apo tjetër kishin përgatitur terrenin për ndërhyrjen e forcave amerikane dhe britanike në Irak. Në mesin e vitit 2004 u transformua në qeverinë e përkohshme të Irakut dhe në 2005 u transformua në qeveri të përhershme.
Qeveria federale e Irakut në bazë të kushtetutës së tanishme është përcaktuar si një: republikë islamike, demokratike dhe parlamentare. Qeveria federale nga ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori.
Kushtetuta irakiane u miratua më 15 tetor 2005 nga një pjesë e madhe e votuesve, të cilët përbëheshin kryesisht nga votuesit e grupit Shiit dhe Kurdët, ndërsa u refuzua me forcë nga Sunitët. Pas miratimit pasuan zgjedhjet, të cilat pasqyruan nivelin e madh të ndarjes, që kishte ndodhur mes tri grupeve kryesore Sunitëve, Shiitëve dhe Kurdëve. Realisht Sunitët për shkak se ishin të ndarë rreth pjesëmarrjes apo jo në zgjedhje rezultuan me një përfaqësim të dobët në qeverisjen e vendit.
Jeta fetare në Irak
Islami është feja dominuese në Irak, ku rreth 97 % e popullsisë janë myslimanë dhe 3 % janë pjesëtarë të feve të tjera. Në këtë përbërje fetare numrat që përcaktojnë sa janë Sunitë e sa i takojnë sektit Shiit janë kundërthënës ndërmjet tyre. Thuhet se 60 % janë shiitë dhe 40 % janë sunitë, por këto shifra mund të mos jenë të sakta, sidomos pas asaj që thuhet se në llogari nuk janë futur Kurdët, të cilët janë tërësisht sunitë.
Sunitët: Përbëjnë përafërsisht gjysmën e banorëve të Irakut.
Shiitët: Janë sekti më i madh fetar islam, i cili është ndarë nga mësimet parimore islame qysh herët.
Ata kanë qenë në krye të dhunës sektare në Irak dhe i janë mbështetur besimit, se sa më shumë të ketë çrregullim në tokë, aq më shpejt do të afrohet dalja e Mehdiut – imamit të dymbëdhjetë, i cili sipas tyre është fshehur dhe del me rastin e shtimit të së keqes.
Dhuna e arriti kulminacionin e saj kur u eksplodua Mekami të dy imamëve El Hadi dhe El Askerij ne Samurra në shkurt të 2006. Edhe pse nuk dihej se kush e ka bërë këtë megjithatë shiitët ndërmorën hap të guximshëm duke akuzuar sunitët për këtë pasi që Mekami ndodhej mes Sunitëve. Mu për këtë rrënuan me qindra xhamia dhe vranë civilë dhe udhëheqës fetarë të pafajshëm.
Kurdët: Për sa i përket kurdëve ata i përkasin drejtimit Suni por i kemi veçuar me qëllim që të tregojmë se nuk përbën ndonjë grup të veçantë fetar, por kërkesa e tyre për një shtet ku do të mblidheshin rreth tij i ka bërë të dallohen nga sunitët e tjerë arabë. Ata përbëjnë rreth 20 % të popullsisë.
Asirianët së bashku me Armenët: Përbëjnë shumicën e popullsisë së krishterë në Irak.
Ekonomia e Irakut
Ekonomia e Irakut dominohet kryesisht nga të ardhurat e naftës, e cila u zbulua në Irak qysh në vitin 1927 në Kerkuk dhe Iraku është vendi i dytë në botë për rezervat e naftës, të cilat llogariten të jenë më tepër se 200 miliardë fuçi dhe shumë puse të naftës edhe sot e asaj dite janë të pashfrytëzuara. Vlen të theksohet se këto rezerva të naftës kanë qenë ndër shkaqet kryesore të pushtimit të tij, sepse armët bërthamore që në fillim dihej se nuk ekzistonin në Irak, për këtë edhe Tomas Fridman në vitin 2003 në “Herald Tribune” në artikullin e tij thoshte: “Nafta është një nga shkaqet e përgatitjes për luftë në Irak. Nëse ndonjë person dëshiron të na bindë me të kundërtën definitivisht ai nuk respekton logjikën tonë.”
Edhe pse Irakut i janë falur shumë borxhe nga e kaluara megjithatë vazhdon shfrytëzimi i tij në forma të ndryshme, sidomos për ato që lidhen me naftën dhe derivatet e saj. Iraku prodhon gjithashtu edhe grurë, oriz, si dhe përbën rreth 80 % të eksportit botëror të hurmave.
Një gjë që e rëndon edhe më tepër ekonominë irakiane është se nga luftërat e shumta Iraku ka trashëguar një infrastrukturë të dëmtuar rëndë, e cila edhe pse Iraku si shtet i pasur me naftë e ka të vështirë ta riparojë për një kohë të shkurtër.
Iraku nën pushtimin amerikan
Ushtria amerikane dhe ajo britanike për një kohë të shkurtër arritën ta mundnin ushtrinë irakiane edhe ashtu të rraskapitur. Pas pushtimit në Irak filloi një kaos i vërtetë ku u kryen vjedhjet më të rënda në historinë e njerëzimit, ku u vodhën bankat, muzetë, institucionet vitale shtetërore dhe tërë kjo kryhej nën vështrimin e ushtrisë amerikane dhe britanike.
Nuk kaloi shumë dhe vendit në këtë kaos iu shtuan edhe vrasjet e njëpasnjëshme të civilëve dhe njerëzve të pafajshëm. Gjaku njerëzor u bë më i lirë se kurrë më parë. Njerëzit vriteshin, burgoseshin, plaçkiteshin në mënyrën më mizore për qëllime të ulëta, por që iu paraprinin qëllimet me prapavijë politike, fisnore të cilat hapën në Irak një plagë, e cila vështirë se do të mbyllet ndonjëherë.
Nuk ishin të pakta edhe “gabimet” e ushtarëve amerikanë e britanike, të cilët vranë shumë civilë të pafajshëm. Por në këtë kontekst u dalluan kompanitë e sigurimit të kontraktuara nga ushtria amerikane, të cilat përgjigjen për veprimet e tyre. Ato shkuan aq larg, saqë edhe kolaboracionistët në Bagdad iu duk se e kishin tepruar sikurse ndodhi me kompaninë e sigurimit “Black Water”. Të gjitha këto e bëjnë Irakun me turp në të tërë njerëzimin e sidomos popullin amerikan dhe britanik, të cilët i kanë promovuar prej një kohë të gjatë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që i rrënuan përmes qeverive të tyre në këto luftëra. Thirrjet për ndryshim janë tepër të vonuara pas kësaj trashëgimie të zezë në Irak dhe shumë të dyshimta, ngase mësimi i Irakut nuk ju mjaftoi, por po e përsërisin të njëjtën histori në Afganistan.
Në tërë këtë “film horrorr” u përfshi edhe Irani “Islamik”, i cili pa dyshim bashkëpunoi me ShBA – të në tërë këtë masakër e rrëmujë, duke shfrytëzuar irakianët shiitë në ndezjen e fitilit të përçarjes ndërsektare. Iranianët qenë të interesuar në një sërë çështjesh: Hakmarrje ndaj pjesëtarëve të BAAS-it, hakmarrje për dhunën e ushtruar ndaj shiitëve gjatë udhëheqjes së Sadam Husejnit, por mbi të gjitha zbatimin e protokolleve shiite, të cilat synojnë në formimin e harkut shiit dhe dominimin përfundimtar në disa nga shtetet më të rëndësishme arabe. Për këtë u mobilizuan të gjithë, saqë edhe Hezbullahu libanez gjeti hapësirën e duhur të ushtronte të mirënjohurat “Grupet e vdekjes” në Irak mbi të cilat rëndon përgjegjësia e ekzekutimit të qindra mija civilëve të vrarë.
Në anën veriore të Irakut edhe pse të qetë gjetën fushë të lirë spastrimet etnike ndaj Kurdëve, të cilët qëmoti ëndërronin të kenë një shtet të tyre. Këto spastrime zakonisht prekën pjesën rreth qytetit Kerkuk-ut, ku edhe gjenden fushat e pasura me naftë. Me këtë e filluan kurdët në kurrizin dhe mbi dhembjen e të tjerëve ndërtimin e shtetit të tyre, që tashmë ka statusin e krahinës së Kurdistanit verior.
Pas tërë kësaj është shumë e natyrshme që Sunitët të luftonin për të mbijetuar dhe të bënin rezistencën më të vështirë bashkëkohore. Shifrat që flisnin për këto vrasje arritën kulmin në raportet e vitit 2006, ku flitet për afër 1 milion të vrarë, u shpërngulën rreth 5 milion prej tyre, rreth tre milionë jashtë vendit, numri i jetimëve arriti në 500.000, numri i të burgosurve arriti në 400.000 dhe ekzistonte mundësia e shtimit të këtij numri kohë pas kohe.
Burgjet në Irak nuk dallojnë aspak nga burgjet e inkuizicionit famëkeq dhe mjafton të përmendet emri i burgut Ebu Garib dhe kujtdo prej nesh t’i vijnë në kujtesë pamjet e trishtueshme nga ai. Megjithatë administrata e re amerikane dhe e vjetra janë të mendimit të mos publikohen pamje të tjera, të cilat për fat të keq janë edhe më trishtuese nga ato që bota ka parë deri më sot.
Lufta në Irak është e pa ligjshme !
Një hetim i bërë në Holandë mbi ligjshmërinë e luftës së Irakut ka arritur në përfundimin se pushtimi amerikano-britanik i 2003 – së, nuk ishte autorizuar nga një rezolutë më e hershme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Hetimi konsaton se përmbajtja e rezolutës 1441 e aprovuar në fillim të viteve -90 nuk mund të interpretohej sikur e kishtin autorizuar shtetet anëtare individuale (ShBA – ja, Britania e Madhe dhe shtetet aleate) për të përdorur forcën ushtarake kundër Irakut.
Si rezultat i këtij hulumtimi, Qeveria e Holandës i dha pushtimit përkrahje diplomatike, por jo ushtarake. Komisioni Davids që bëri raportin pati këtë emër pas gjykatësit më të lartë që dha dorëheqjen vetëm një vit pas revoltës politike kundër kryeministrit Jan Peter Balkenende.
Ishte zoti Balkenende që në 2003 i dha përkrahje politike pushtimit të Irakut.
Por një dokument nga ajo kohë, nga avokatë të ministrisë së jashtme holandeze sugjeronte se në fakt lufta ishte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pushtimin e Irakut u hoqën irakianëve një tiran, por njëherazi ky pushtim theu ligjin dhe shkatërroi dhjetëra mijëra jetë njerëzish.
Një hulumtim i kryer në Britaninë e Madhe në vitin 2009, konstaton se zyrtaret britanikë dhe amerikanë, në fshehtësi kanë diskutuar për përmbytjen e regjimit t Sadam Husenit, dy vjet para fillimit të luftës. Ky hulumtim tregon faktin se çfarë ligjshmërie është përdorur në ketë luftë.
Pa ligjshmërinë e luftës në Irak e argumenton edhe ish – sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan (në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i OKB – së), i cili në prononcimin rreth ligjshmërisë së luftës në Irak ai ka thënë se pushtimi i udhëhequr nga amerikanët në Irak ishte një veprim i paligjshëm. Në një intervistë për BBC-in, zotëri Anan sfidoi bazën ligjore të luftës duke thënë se ishte në kundërshtim me kartën e OKB-së. Ai tha se vendimi për të ndërmarrë veprime ushtarake duhej marrë nga Këshilli i Sigurimit dhe jo në mënyrë të njëanshme nga një vend anëtar i këshillit. “Unë kam theksuar se ndërhyrja nuk ishte në përputhje me kartën e OKB-së. Nga pikëpamja jonë ndërhyja ishte joligjore,”.
Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se veprime të tilla ushtarake në të ardhmen duhet të kenë miratimin e OKB-së dhe përkrahje më të gjerë ndërkombëtare. Sipas tij bashkësia ndërkombëtare kishte marrë një mësim të dhimbshëm nga këto veprim.
Gjendja e tanishme politike dhe ekonomike e Irakut
Edhe pse kanë kaluar po thuajse 10 vjet nga përfundimi i luftës, si dhe largimit të forcave pushtuese amerikane, ky shtet arab ende nuk po arrin që ta gjej qetësin e vetë. Çdo do dit nëpër qytetet e Irakut vriten njerëz të pa fajshëm.
Problemet që janë prezentë edhe në ditët e sotme në Irak si pasoj e luftës janë: ekonomia e rrënuar, mos stabiliteti politik, lufta ndërsektare etj.
Për gjendjen ekonomike folëm më lartë. Gjendja e rend politike e Irakut lidhet drejtpërsëdrejti më udhëheqjen e këtij shteti. Ky shtet udhëhiqet nga pakica shiite, të cilën e kundërshton shumica sunite. Urrejtja historike ndërmjet shiijave dhe suniteve është më e theksuar në Irakun e pas luftës, këtë fakt për fat të keq e argumentojnë vrasjet nga shpërthimet nëpër vendbanimet e Irakut, ku tashmë janë bërë të përditshme dhe marrin jetën mijërave irakianëve çdo vit.