Rtv Pendimi
Lajme

Ish-komandanti serb dënohet me 9 vjet burg për gjenocidin në Srebrenicë

Sreçko Açimoviç, komandant batalioni në Ushtrinë e Republikës Serbe (VRS) gjatë luftës në Bosnjë (1992-1995), u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenica dhe u dënua me nëntë vjet burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Bosnjë dhe Herzegovinës vendosi që Açimoviç, i cili shërbeu si Komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës Zvornik brenda VRS-së gjatë luftës, mori pjesë në kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Në një deklaratë nga gjykata thuhet se Açimoviç ishte gjithashtu përgjegjës për sulmet kundër civilëve boshnjakë në rajon, që rezultuan në gjenocid, dhe se ish-komandanti serb dënohet me nëntë vjet burg për akuzën “gjenocid”.

Ndryshe, më shumë se 8.000 burra dhe djem muslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, përkundër pranisë së trupave holandeze të ngarkuar me detyra të vepronin si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të përvetësonin territore nga muslimanët boshnjakë dhe kroatët për të formuar shtetin e tyre. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte shpallur Srebrenicën një “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993.

Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, i cili më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pushtoi zonën e OKB-së. Trupat holandeze nuk arritën të veprojnë pasi forcat serbe pushtuan zonën, duke vrarë rreth 2.000 burra dhe djem vetëm më 11 korrik.

Rreth 15.000 banorë të Srebrenicës ikën në malet përreth, por trupat serbe vazhduan të gjuajnë në drejtim të tyre, duke vrarë rreth 6.000 prej tyre në pyje.

Të ngjajshme

U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”

Kushtrim Guraj

KBI në Gjakovë shënon aktivitetin e dytë në kuadër të “Programi për më të dashurin”

Kushtrim Guraj

Tërnava rizgjidhet në mesin e 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame

Kushtrim Guraj

KBI në Gjakovë shënon aktivitetin e parë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.

Kushtrim Guraj

Erdoğan thirrje popullit: Mos blini asnjëherë mallra franceze

Kushtrim Guraj

Sot ka ndrruar jetë Mulla Musa Ahmet Gërguri nga Bardhi i Madh

Kushtrim Guraj

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Kushtrim Guraj

ALSAR I DHURON BOTIMET E TIJ BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

Kushtrim Guraj

Ministri Zemaj priti në takim sekretarin e përgjithshëm të BI të Kosovës Ahmet Sadriun

Kushtrim Guraj