Rtv Pendimi

ISRAJA DHE MI’RAXHI!

ISRAJA DHE MI’RAXHI!
———————–
Israja dhe Mi’raxhi janë mu’xhizja(mrekullija) më e madhe e Pejgamberit alejhi selam pas Kur’anit.
Në mesin e 124000 të dërguarve Allahu aze we xhel-le vetëm Muhammedin alejhi selam e ka bartur me burak prej tek Qabeja në Meke deri tek xhamia Aksa në Palëstinë për një kohë shumë të shkurtër.
Ky udhëtim quhet Isra. Pastaj e ka ngritur mbi 7 kat qiej kjo quhet Mi’raxh.
Tek xhamia Aksa në Palëstinë, e kanë pritur shpirtrat e të gjithë Pejgamberëve, me urdhër të Allahut Xhibrili a.s. e urdhëron Muhammedin alejhi selam që të dal imam i gjithë Pejgamberëve. Me këtë kuptohet se Xhamia Aksa i takon ummetit të Muhammedit alejhi selam.
Pas namazit në shoqërinë e Xhibrilit Allahu e ka ngritur Muhammedin a.s. mbi 7 kat qiej.
Nga atje Allahu i Lartëmadhëruar ja dhuron Pejgamberit dhe ummetit të tij 5 kohët e namazit.
Israja dhe Mi’raxhi duhet të përkujtohen si ndodhi madhështore e Pejgamberit alejhi selam.
Duhet t’ju përcillet fëmijëve dhe të rinjëve tanë.
Nata e Israsë dhe Mi’raxhit është e 27 natë e muajit Rexhep, siç është sonte.
Gjatë kësaj nate nuk ka ndonjë namaz të veçantë, as dita e Israsë dhe Mi’raxhit nuk dallohet me agjërim apo me ndonjë adhurim të veçantë, pasi vetë Pejgamberi alejhi selam nuk i ka dalluar.
Allahu e çliroftë Xhaminë Aksa nga duart e okupatorëve, dhe na mundësoftë të falim namaz në të!
Allahumme Amin ja Rabbel Alemin!

Shkruan hoxhë Dr. Zekerija Bajrami përcjellë Rtv Pendimi.

TË NGJAJSHME