Rtv Pendimi
Lajme

Izraeli arreston 9 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se nëntë palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor me pretendimin se “janë përfshirë në vepra terroriste”, pa elaboruar se për çfarë vepra bëhet fjalë.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendrën e arrestit në rajon, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5 mijë palestinezë, përfshirë 220 fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma