Aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorën sulme të reja ajrore duke shënjestruar pozicionet e grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, tha ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria tha se sulmet erdhën pasi dy raketa u shkrepën nga Gaza drejt qytetit jugor Beersheba dhe u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”.
“Hamasi do të vuajë pasojat për sulmet kundër civilëve izraelitë”, tha ushtria izraelite në Twitter.
Hamasi de fakto është administrues i Rripit të Gazës, rajon i cili ka qenë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që nga viti 2007.
Te enjten filloi një përpjekje për të vendosur armëpushim në Gaza, pas përshkallëzimit të dhunës së cilës i parapriu një sulm ajror izraelit që vrau një komandant të lëvizjes Xhihadi Islam.
Të paktën 34 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.