Gaza-4-780x439

Izraeli konfirmon armëpushimin, pas 11 ditëve në konfliktin me Palestinën

Kabineti izraelit ka konfirmuar vendimin për të miratuar një armëpushim por sipas deklaratës ende nuk është rënë dakord për kohën se kur do të hyjë në fuqi.

Deklarata thotë se armëpushimi u propozua nga Egjipti dhe do të jetë “i ndërsjellë dhe i pakushtëzuar”.

Më herët një zyrtar në Hamas deklaroi se armëpushimi do të fillojë nga ora 02:00 me kohën lokale.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Joe Biden i kërkoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ulje të tensioneve dhe të kërkojë rrugën drejt armëpushimit.

“Kabineti i Sigurimit Politik unanimisht pranoi rekomandimin e të gjithë zyrtarëve të sigurisë, shefit të shtabit, shefit të Shin Bet (agjencisë së brendshme të sigurisë), shefit të Mossad (inteligjencës së huaj) dhe shefit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për të pranuar nismën egjiptiane për një armëpushim dypalësh të pakushtëzuar, i cili do të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/