Rtv Pendimi
Lajme

“Izraeli luan një rol shumë shkatërrues në rajon”

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se Izraeli i cili zbaton sanksione ndaj njerëzve në rajon, që rrethon Gazën dhe që ndihmon DEASH-in në Siri, luan një rol shumë shkatërrues në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Rouhani ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ku në një konferencë të përbashkët për shtyp presidenti iranian ka bërë të ditur se krahas marrëdhënieve dypalëshe kanë biseduar edhe për çështjet rajonale dhe marrëveshjen bërthamore.

Duke folur për zhvillimet në Siri pasi ka theksuar se në kuadër të bisedimeve në Astana që vazhdojnë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit është arritur një sukses i rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Rouhani ka pretenduar se DEASH mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli.

“Kemi marrëdhënie të mira dhe të ngushta me hebrenjtë në botë, por sionistët okupues, Izraeli i cili zbaton sanksione ndaj njerëzve në rajon, që rrethon Gazën dhe që ndihmon DEASH-in në Siri, luan një rol shumë shkatërrues në rajon”, ka vlerësuar Rouhani duke shtuar se disa vende në Evropë kanë ndjeshmëri ndaj hebrenjve.

– “Vendosja në pikëpyetje e ekzistencës së Izraelit është e papranueshme”

Kurz gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet diplomatike mes Austrisë dhe Iranit kanë një të kaluar rreth 160 vjeçare dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë gjithmonë të mira.

Duke kujtuar se negociatat do të mbahen në Vjienë për të arritur një konsensus të ri pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore, Kurz shprehu bindjen e tij se palët do të arrijnë një rezultat pozitiv.

“Shprehjet në lidhje me vendosjen në pikëpyetje ose shkatërrimin e ekzistencës së Izraelit janë të papranueshme për ne”, tha Kurz duke bërë të ditur se lufta kundër antisemitizmit dhe mbështetja e Izraelit janë të rëndësishme për ta.

Ndër të tjera Kurz, deklaroi se nënvlerësimi Holokaustit është i papranueshëm për ta, dhe se siguria e Izraelit nuk është një çështje e diskutueshme për Austrinë.

Të ngjajshme

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës, pas 25 vitesh do t’i varrosin të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

“Turqia edhe në kushte të jashtëzakonshme ka ndihmuar Kosovën”

Kushtrim Guraj

Shqipëria në pritje të përfundimit të reformës zgjedhore

Kushtrim Guraj

Në kampet e refugjatëve në Idlib po përhapet sëmundja Leishmanioza

Kushtrim Guraj

Kosovë, 4 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

Kushtrim Guraj

Dialogu Prishtinë-Beograd fillon më 12 korrik në Bruksel

Kushtrim Guraj

Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret tregues gjeografik

Kushtrim Guraj

Rukiqi: Dora e shtetit ka dështuar të ofrojë përkrahjen për sektorin privat

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU