Rtv Pendimi

Ja çfarë po ndodh në Kosovë

Dy festat e muslimanëve në mes Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, e zënë Kosovën pa një qeverisje stabile.
Nëse e marrim parasysh se Kosova nuk është shtet me pavarësi të plotë, por e mbikqyrur nga shtetet perendimore, në krye me SHBA-në, na del që edhe qeveria por edhe presidenca nuk zgjidhet nga populli, por nga mbikqyrësit.
 
Mbikqyrësit e Kosovës deri tani takoheshin në shumë pika. Një nga pikat e para ishte që Kosova të qeverisej nga njerëz labil dhe nënshtrues ndaj këtyre shteteve.
 
Por me fillimin e disa luftërave tjera, SHBA-të e vendosën Kosovën nga parësorja në dytësore. Kjo mjaftoi të filloj një ndarje mes shteteve mbikqyrëse, ku Gjermania ngriti kokën dhe tani dëshironte të kualifikohet si hisëtar kryesor në Kosovë.
Ambasada gjermane dhe organizatat që vijnë nga Gjermania  përzihen haptas në politikat kosovare.
Në anën tjetër, kësaj zgjuarsie të Gjermanisë po i kundërvihen amerikanët, duke aktivizuar organizatat dhe mediumet e veta që kontrollohen nga Sorrosi.
 
Përkundër kësaj lufte ende të padukshme, këto dy shtete që kërkojnë liderllëk në Kosovë i bashkon një emërus i përbashkët,  e ajo është përjashtimi nga loja i shtetit të Turqisë dhe humbja e ndikimit të shtetit turk në Kosovë.
 
Edhe pse çdo shtëpi, qoftë në qytet apo fshat, kultura turke është prezente me të madhe, madje kjo kulturë shpesh herë quhet edhe si kulturë shqiptare, gjuha turke është prezente e mësuar nga dashuria, e jo nga kërkesa.
 
Lufta për liderllëk kishte filluar qysh në çlirimin e Kosovës, por ashpërsia e saj filloi kur u arrestuan imamët më të njohur të Kosovës dhe politikani që njihet për mbrojten e të drejtave të muslimanëve, Fuad Ramiqi.
Për ti njollosur imamët dhe Fuad Ramiqin, me arrestimet së pari ata përdorën mediat sorosiane, ku shpifën akuza të pabaza ndaj imamëve dhe politikanit Fuad Ramiqi. Gjithnjë këto akuza shpifëse u arsyetuan me mungesë e hetimeve nga mediat.
 
Nëse më pyesni se çka lidhet kjo me Turqinë?
 
Atëher ja përgjigjen:
 
Imamët e arrestuar njihen për shprehjen e dashurisë ndaj Turqisë dhe popullit turk, Fuad Ramiqi politikani opozitar që kundërshtoj politikat e Thaçit kundër muslimanëve një aktivist i njohur në botë si pjesëmarrës në anijen “Mavi Marmara” e cila kishte synim heqjen e embargos ushqimore të vënë nga Izraeli, poashtu një njollosje tepër të shpifur u munduan të etiketojnë edhe organizatat turke qeveritare “Tika” dhe “Yunus Emre” si ndihmues të organizatave terroriste.
 
Tika, kjo organizatë zyrtare e qeverisë turke, e cila vepron në mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe historisë së Perandorisë Osmane, u njollos në Kosovë duke e etiketuar si ndihmues të ISIS-it,duke e marrë parasysh se Tika ishte renovuesja e qindra xhamive në Kosovë. Këto xhami që shfrytëzojnë shqiptarët e që qeveria laike e Kosovës nuk investoi asnjë cent në ndërtimin e tyre, janë baza e ushtrimit të ritualeve islame në Kosovë.
 
Nëse doni ta kuptoni shkurt këtë punë, shtetet perendimore që janë bërë rivale në mes vete në Kosovë duan një islam që është gatuar në tavolinat e tyre e jo një islam që merret nga Kurani dhe mësimet profetike, këto dy baza të islamit. Për këtë qëllim këto shtete rivalizuese kanë rekrutuar imam dhe tani mundohen ti bëjnë të famshëm në media duke i cilësuar si patriotë dhe duke ju dhënë hapsirë të madhe në media, me të vetmen temë që shkruajnë duke i cilësuar muslimanët fetar si ekstremist apo vehabi, këto dy grupe inekzistente tek ne.
 
Ajo që është bërë realitet tani, myftiu i Kosovës një dashamirës i shtetit dhe qeverisë turke, u etiketua edhe në mediat sorosiane si mbështetës i ekstremizmit fetar, në kohën kur disa politikan me urdhër të sorosit nuk vizituan as për festën e Bajramit myftiun, një traditë që është në BIK për ti uruar festën muslimanëve. Në këtë kohë kur Tërnava akuzohet për vjedhje të mandatit nga politikanët dhe grupet mediale sorrosiane, në një kohë kur ai u zgjodh nga votat e imamëve, po në të njejtën kohë këta politikan heshtin përballë zgjedhjes së një presidente pa votat e popullit.
 
Muslimaët duhet ti refuzojnë politikat e tilla që shtetet tjera të ju ndertojnë identitetin e tyre, ose duhet të zgjidhin të  bëhen pjesë e historisë e të harrohen, ose të shkruajnë historinë dhe të mos harrohen.
 
Noli Zhita 
 
Anëtar i kryesisë së Lëvizjes Islame Bashkohu

TË NGJAJSHME