Ja pse duhet ta pini lëngun e limonit

Pini limonadë në mëngjes, para mëngjesit, pasi kjo do “të shkundë” metabolizmin tuaj dhe do të parandalojë kaloritë të “ngjiten” në vendet kritike. Jo vetëm që limoni ndihmon në humbje peshe, por është gjithashtu përgjegjës për luftimin e probleme shëndetësore. Dr. Penny Steinway është autore e librit, “The Miracle of Lemons” dhe ajo vlerëson lart këtë frutë.

– Humbja e peshës: Lëngu nga limoni stimulon humbjen e peshës dhe ka një efekt parandalues ​​në yndyra që janë depozituar. Për rezultate më të mira, pini limonadë në mëngjes, para ngrënies së mëngjesit. Kjo do të ndihmojë të përshpejtojë metabolizmin.

– Kollitja: Limoni është i mirë për grip dhe ftohje. Ai inkurajon trupin për të nxjerrë sekrecion të panevojshëm që ndodh nga ftohja dhe në mënyrë të shpejtë mund t’ju shpëtojë prej viruseve sezonale.

– Njollat ​​në lëkurë: Besoni apo jo, agrumet funksionojnë mirë për lëkurë të thatë dhe heqin njollat. Limoni gjithashtu jep hidratim për lëkurën dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës. Vendosni pak lëng limoni në zonën me njolla dhe qëndroni në diell për disa minuta. Përsërisni procesin disa herë gjatë ditës.