Ja pse duhet të hani nga një mollë në ditë

Pa marrë parasysh nëse kjo është një mollë kuqe, e gjelbër apo e verdhë, ju duhet ta hani atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur. Mos harroni: “Një mollë në ditë mban mjekun larg “.

1. Molla përmban antioksidantë të fuqishëm

Edhe pse shumica e frutave dhe perimeve përmbajnë antioksidantë, molla është e përberë me një nga antioksidantet me te fuqishëm, kuersetin, e cila ndihmon në luftën kundër dëmeve radikale, përmirëson sistemin tuaj imunitar dhe parandalon lloje të ndryshme të sëmundjeve.

2. Molla i mban sytë tuaj të shëndetshëm

Për shkak të përmbajtjes së lartë te antioksidanteve, molla ndihmon për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, në qoftë se ju hani të paktën një mollë çdo ditë. Molla përmban përfitime fantastike shëndetësore tek syte dhe mund të ndihmojë në parandalimin e perdeve te syrit. Studime të shumta tregojnë se njerëzit të cilët konsumojnë molle, kane më pak gjasa qe perdet e syrit t’u krijohen.

3. Molla është e pasur me fibra

Molla është një burim i shkëlqyer i fibrave që ndihmojne në rregullimin e sistemit të tretjes, dhe në përgjithësi e mbajne sistemin tuaj te zorrëve të shëndetshëm. Për më tepër, fibra e gjetur në mollë mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe të parandaloje diarrenë.

4. Molla ndihmon ne pastrimin e mëlçisë tuaj

Molla është shume e mire për mëlçinë tuaj. Ju mund të mbani të mëlçinë tuaj të shëndetshme duke ngrënë një mollë ne ditë. Kur mëlçia juaj është e shëndetshme, është e aftë për të mbajtur toksinat e dëmshme jashtë trupit trupi pa nevojën e te ashtuquajturave pluhura detoksifikimi ose pije.

5. Molla mban zemrën tuaj të shëndetshme

Një nga përfitimet më të mira të të ngrënit mollë çdo ditë është se ato ndihmojnë ne mbajtjen e zemrës të shëndetshme. Duke marre parasysh qe molla ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit, i cili zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër, molla mund të ndihmojë në parandalimin e ndërtimin te pllakezave në arteriet tuaja, e cila ul rrezikun e të pasurit te një ataku ne zemër.

6. Molla rrit rezistencën tuaj

Nëse ju doni të rrisni rezistencen tuaj, provoni të hani një mollë para se të bëni stërvitje. Molla ndihmon qe oksigjeni te arrije me lehte në mushkëri, duke bërë qe seanca juaj stërvitore te jete më e lehtë dhe më e gjatë. Te pini lëng molle përpara se të bëni vrap apo ushtrime te ndryshme është gjeja e duhur.

7. Molla ndihmon ne humbjen e peshës

Nëse po mundoheni te humbisni peshe, molla është një nga ato ushqime qe duhet ngrëne çdo dite, veçanërisht ne mëngjes. Molla ka shume pak kalori dhe ndihmon ne mposhtjen e oreksit tuaj.