Ja pse duhet të qëndroni këmbëzbathur në shtëpi!

Nëse prindërit tuaj apo partneri ju kritikon sepse pëlqeni të ecni këmbëzbathur në shtëpi, sot do ju njohim me disa “sekrete” përse ky veprim është në të mirën tuaj dhe ska asgjë për t’u kritikuar.

Në fakt nëse do të qëndroni këmbëzbathur në shtëpi atëherë do të përfitoni një sërë të mirash për shëndetin tuaj.

Mirëqenie

Për japonezët është një çështje respekti dhe higjiene. Ndërsa finlandezët i heqin këpucët edhe në shkollë, kjo vlen si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit: thonë se kjo mënyrë favorizon qetësimin dhe një lloj vazhdimësie mendore si të qenët ende në shtëpi.

Për më tepër, në Zelandën e Re është krijuar një lloj lëvizjeje e tëra këmbëzbathur, e cila njihet si Barefooting. Është pak më impenjative: ecet këmbëzbathur, por në natyrë, sidomos në livadhe. Ndërkohë është edhe Earthing, një lëvizje botërore mbi shëndetin, e cila, midis të tjerave, lobon për ecjen këmbëzbathur si një mënyrë për të shpëtuar shëndetin.

Në çdo rast, nga kontakti i këmbëve me tokën, lindin një seri të mirash, fizike dhe mentale, që është mirë të kihen parasysh. Pa shumë lodhje dhe me një gjest automatik, mund të përfitoni rezultate të menjëhershme. Më poshtë ndodhen të renditura arsyet për të cilat është mirë që të hiqni shapkat sa më parë të mundni kur të jeni në shtëpi.

Këmbë më pak të ënjturaLamberto Manzoli, studiues në seksionin e mjekësisë klinike dhe të shëndetit publik në Universitetin e “La Sapienza” në Romë dhe profesor i asociuar në shkencat mjekësore teknike të aplikuara në Universitetin e “Gabriele D’Annunzio dhe Chieti”, shpjegon se ecja këmbëzbathur ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut.

Por mbi të gjitha kjo gjë është diçka e mirë veçanërisht për këmbët: në këtë mënyrë mbahet larg rreziku i ënjtjes së këmbëve dhe favorizohet zëvendësimi i shpejtë i gjakut.

Kjo gjë ju ndihmon që të shëroheni më shpejt
Sipas disa studimeve të rëndësishme të kryera nga Clinton Ober, pionier i Earthing, nëse jeni në kontakt me tokën, elektronet që përshkojnë trupin, kur në të vepron një sëmundje apo lëndim nga një rast aksidenti, mund të neutralizojnë efektin e radikaleve të lira te muskujt e shëndetshëm duke limituar kështu “dëmet kolaterale” të sëmundjeve.

Ju qetëson

Ecja këmbëzbathur i bën mirë çdo moshe: të vegjëlve që kërkojnë qëndrueshmërinë e nevojshme për të hedhur hapat e parë dhe të moshuarve, të cilët në këtë mënyrë trajtojnë butësisht të gjithë muskujt e këmbëve. Kur ecet këmbëzbathur, relaksimi i venave dhe i muskujve transformohet në një qetësim të përgjithshëm për të gjithë trupin. Mos kini frikë nga myku në këmbë: ai shfaqet më shumë në rastin e mbajtjes së këpucëve të mbyllura, në një ambient të nxehtë dhe të lagësht.

Është një lloj masazhi natyral

Kur bëhet ecje me këmbë të zbathura, ushtrohet presion në të gjitha fijet nervore të lidhura me organe të ndryshme të trupit, duke bërë të mundur shërimin e disa sëmundjeve që shfaqen si pasojë e bllokimit të këtyre kanaleve të energjisë. Kur ecni pa këpucë, në këto pika ushtrohet një lloj peshe natyrale, e në këtë mënyrë ju do të mund të ndiheni më të relaksuar pas një dite të lodhshme. Pra shëndeti juaj do të mund të përmirësohet fare lehtë. Megjithatë, efekti do të ishte më i madh në rast se do të ecnit në një lëndinë.

Është më e shëndetshme

Një studim i Universitetit të Arizonës ka treguar se nën këpucë mund të mblidhen më shumë se 400 baktere, duke përfshirë edhe ato të meningjitit dhe pneumonisë. Ndaj kur ktheheni në shtëpi, mos harroni të hiqni këpucët për të mbrojtur të gjithë familjen nga të gjitha rreziqet e mundshme të infeksioneve.

Ndërkohë, një studim tjetër demonstron se 98% e baktereve të pranishme në shtëpi vjen nga jashtë. Heqja e këpucëve sapo futeni në shtëpi është një zakon i mirë për shëndetin. Një studim i EPA-së (Environmental Protection Agency) thotë se mbetjet e herbicideve mund të hyjnë lehtësisht në shtëpi: ato ngjiten pas këpucëve kur jeni jashtë shtëpisë. Duket se sasia e herbicideve është më e madhe sesa ajo që ngjitet pas frutave dhe perimeve jobiologjike.

U bën mirë muskujve

Ecja këmbëzbathur, ndër të tjera, aktivizon në mënyrë të jashtëzakonshme të gjithë muskulaturën e kofshëve dhe të pasmeve ashtu siç ndodh nga shumë sporte që praktikohen me këmbët zbathur, si tenisi dhe volejbolli në plazh, pilates, joga, karateja dhe judo