Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Tregime

Ja pse zeqati yt shkoi huq – Një rrëfim interesan

Muslim Shop

 

Njëri nga miqtë e Allahut, Ebu Abbas Nihavendin, e pati pyetur në lidhje me zeqatin një prej nxënësve të tij që merrej me tregti. Ebu Abbas Nihavedi i qe përgjigjur:

 

“Jepja atij që të thotë zemra!”

 

Pasi largohet nga mësuesi i tij, nxënësi takon në rrugë një lypsar të verbër. Meqenëse i vjen keq për të, nxjerr nga xhepi një qese me florinj dhe ia jep si zekat. Lypësi i verbër, pasi e kontrollon mirë qesen dhe bindet se ajo është plot e përplot, largohet  gjithë gëzim prej aty.

 

Të nesërmen e asaj dite, nxënësi në fjalë kalon në të njëjtën rrugë dhe sheh se i verbëri i djeshëm, të cilit i kishte dhënë zekatin ishte duke folur me një shok të tij, i cili ishte gjithashtu i verbër. Nga biseda që po bënin dy shokët e verbër, atij i zuri veshi këto fjali:

 

“Dje një njeri  fisnik më dhuroi një qese plot me florinj. Dhe unë shkova në mejhane dhe piva për qejfin tim….”

 

Kjo gjë e mërziti shumë nxënësin. Ai shkoi menjëherë tek Hazreti Ebu Abbasi. Sapo arriti atje, ende pa filluar t’ia shpjegoj mësuesit të vet meselenë, Hazreti Ebu Abbasi kërkoi prej tij që t’i dhuronte personit të parë që do të haste në rrugë një shumë parash, të cilën e kish fituar nga shitja e një qylafi.

 

Nxënësi largohet menjëherë për të kryer detyrën që i la mësuesi. Ashtu siç qe porositur, shumën e parave ia dhuroi njeriut të parë që takoi në rrugë. Më pas u bë kurrioz dhe filloi ta ndjekë atë nga pas. Burri në fjalë hyri në një rrënojë aty afër. Nxori nga rrobat e tij një thëllëzë të ngordhur dhe e la aty.

 

Teksa ai po largohet prej aty, nxënësi i doli përpara dhe e pyeti:

 

O njeri! Më thuaj çfarë po ndodh, pash hatrin e Zotit! Çfarë është kjo thëllëzë e ngordhur që sapo e hodhe këtu?

 

Kur shikoi përball njeriun, që pak më parë i kishte dhuruar shumën e parave, burri tha me zërin që i dridhej nga emocionet:

 

Tash shtatë ditë nuk kam mundur të siguroj kurrfarë ushqimi për fëmijët e mi. Unë dhe gruaja po e duronim urinë, por fëmijët nuk ishin në gjendje të duronin më!… Megjithatë, s’më bëhej të dilja për të lypur. Duke u sjellë andej këndej me gjithë këtë shqetësim, gjeta në rrugë këtë thëllënzë të ngordhur. Në pamundësi për të siguruar ndonjë ushqim tjetër, mendova ta çoja në shtëpi këtë shpend të ngordhur prej ditësh.

 

Ndërkohë, po i lutesha Allahut me gjithë shpirt: “O Zoti im, më ndihmo të dal nga kjo gjendje kaq e vështirë!”. Pastaj, para syve mu shfaqe ti. Unë e falënderova Zotin me gjithë forcën e shpirtit dhe e flaka atë shpend të ngordhur që do të hanim me pahir. Tani do të shkoj në Pazar dhe do t’i blej familjes diçka për të ngrënë me atë shumë parash që më dhurove ti…

 

Shumë i çuditur nga kjo situatë, nxënësi vrapoi drejt mësuesit të tij shpirtëror. Kur nxënësi arriti te  Hazreti Ebu Abbasi, ky i fundit nuk i dha fare kohë të shpjegohej, por i tha:

 

“O biri im! Nga e gjithë kjo histori, unë po kuptoj se gjatë punës tënde ti nuk paske treguar kujdes të veçantë ndaj gjërave të dyshimta ose gjërave haram. Kështu që, edhe pse ti u përpoqe të zgjidhje të varfrin, zeqati yt shkoi për konsum vere.

 

Gjërat, ashtu siç fitohen, po ashtu edhe largohen nga dora jonë. Urtësia, e cila bëri të mundur që ajo shumë parash të arrinte te i varfëri i vërtet, qëndron në faktin se ato para ishin krejt hallall…”

 

Të ngjajshme

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

VDIQ DITËN E DASMËS SË SAJ

Kushtrim Guraj

Rrëfimi i një mbreti

Kushtrim Guraj

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Kushtrim Guraj

Pas vështirësisë vjen zgjidhja

Kushtrim Guraj

DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI

Kushtrim Guraj

NËNË, UNË NUK E DUA MUHAMMEDIN -THOTË NJË FËMIJË

Kushtrim Guraj

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA, PERSE?

Kushtrim Guraj

PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Kushtrim Guraj