Ja qyteti shqiptar që mban “rekord” për makina të blinduara

Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Aleks Hajdari, zbuloi qytetet ku situata e krimit është më e rëndë.

“Unë mendoj se situata e krimit është më e rëndë në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Vlorë, më e rëndë në këto qytete sesa në Elbasan” tha ai në News24

Ish-kryepolici tha se Durresi eshte qyteti me numrin me te madh te makinave te blinduara.

“Në Durrës janë 62 makina të blinduara në këtë qytet, dhe nuk mund të them nëse janë me dokumente, por ky numër i madh në një qark duket pak alarmant, kjo tregon përplasjet që kanë grupet me njëra tjetrën”, – tha Hajdari, i cili ka qenë drejtor i policisë edhe në Durrës.

Policia e Shtetit ka nisur nje aksion te gjere ne te gjithe vendin per te bere sekuestrimin e mjeteve te blinduara dhe arrestimin e elementeve te rrezikshem kriminale./Mesazhi/