Processed by: Helicon Filter;

Ja sa xhami ka Kosova

Janë më shumë se 800 xhami në Kosovë, ku besimtarët myslimanë mund t’i kryejnë ritet fetare. Këto objekte fetare datojnë që nga viti 1289, kur edhe është ndërtuar xhamia e parë, ajo e Mlikës e cila gjendet në Komunën e Dragashit.

Por, si faltorja e parë për muslimanët në Kosovë zyrtarisht njihet Xhamia e Qarshisë në Prishtinë, për ndërtimin e së cilës janë nevojitur 51 vite. Kjo xhami ka filluar të ndërtohet qsyh në vitin 1389, ndërsa ka përfunduar së ndërtuari më 1440.

Gjersa, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të ndërtohen të reja. Madje, një që tashmë ka mbetur pezull tash e sa kohë është Xhamia Qendrore, e cila llogaritet të jetë më e madhja në Ballkan

“Xhamia më e vjetër në Kosovë llogaritet të jetë xhamia e Mlikës, viti i ndërtimit 1289, ka në komunën e Dragashit, ndërkohë që me dokumentacione zyrtare xhamia e Qarshisë në Prishtinë, ndërtimi i se cilës ka filluar në vitin 1389  kurse ka përfunduar ne vitin 1440. Xhamia të reja kemi nga ato që po ndërtohen çdo vit nëpër vendbanime të ndryshme nëpër Kosovë”, kishin treguar në Bashkësinë Islame të Kosovës(BIK).

Ndërtimi i xhamive të reja, sipas zyrtarëve të BIK-ut është bërë me kontributin e vetë qytetarëve të besimit islam të Kosovës, por edhe me ndihmën e donatorëve të huaj, kryesisht nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Pavarësisht kësaj, një numër i qytetarëve vazhdojnë të kryejnë ritet fetare jashtë faltoreve.

E prej rreth 800 xhamive që ka Kosova, veç 119 janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, listë kjo që përfshinë gjithsej 1 mijë e 567 asete të Trashëgimisë Kulturore në tërë vendin.

Xhamitë që gjenden në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme gjenden në pothuajse gjithë komunat e Kosovës. Por, qyteti që prin me numër të tyre është Prizreni, pasuar nga Peja e Gjilani.

Vetëm në Prizren numri i xhamive që mbrohen nga shteti arrin në 17. Ndërsa komunat e tjera, të cilat kanë në mbrojtje xhami janë edhe Mitrovica, Istogu, Prishtina, Dragashi, Rahoveci, Lipjani, Novëbërda, Vushtrria, Hani i Elezit, Vitia e Shtërpca.

Por, edhe pse këto objekte gjenden në listën e  Trashëgimisë Kulturore nën mbrojte të përkohshme,  ato kanë të njejtat atribute me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme.

“Trashëgimisë Kulturore nën mbrojte të përkohshme ka të njejtën atribute me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme. Po ashtu asete e përfshira në këtë Listë e të cilat janë të mbrojtura edhe me Ligj të veçantë, i kanë atributet mbrojtëse në aspektin ligjor të përcaktuar me Ligjin e Veçantë”, thuhet në vendimin e MKRS-së.

Çështja e trashëgimisë kulturore është e rregulluar edhe me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Në bazë të këtij Ligji, cilido person, qoftë fizik apo juridik e dëmton trashëgiminë kulturore dënohet apo sanskionohet.