Nuk përbën diçka të re për ne që Google prej kohësh ka planifikuar një rifreskim të dizajnit Material në Chrome Desktop por edhe platformat mobile.
Elementët e parë të këtij ridizajnimi kanë filluar të shfaqen në versionet stabile të shfletuesit.
Konkretisht versioni 68 i lançuar ditën e djeshme ka një funksion të fshehur i cili aktivizon disa elementë të Dizajnit Material.
Funksioni është i disponueshëm vetëm në desktop dhe iOS momentalisht ndërsa Chrome 68 në Android duhet të presë edhe ca kohë.
Ndryshimi më drastik është në iOS. Kontrollet e navigimit janë zhvendosur në fund të ekranit ndërsa faqja “New Tab” është rimodeluar.
Butonët e navigimit, para dhe prapa, gjithashtu do të jenë në fund të ndërfaqes.
Rifreskimi i dizajnit material nisi në Prill me versionet eksperimentale Chrome Canary. Mëposhtë do të përshkruajmë udhëzimet sesi të aktivizoni disa pjesë të tij:
Chrome Desktop
Navigoni në chrome://flags/#top-chrome-md
Në opsionin “UI Layout for the browser’s top chrome ndryshojeni nga “default” në “refresh”
Rihapni Chrome për të parë ndryshimet
Chrome në iOS
Navigoni në chrome://flags/#top-chrome-md
Në opsionin “UI Refresh Phase 1” përzgjidhni “enabled”
Rihapni Chrome për të parë ndryshimet