Rtv Pendimi

Jaguar F-Type SVR i gatshëm për Gjenevë

Në internet janë publikuar fotot e para dhe detajet teknike të modelit F-Type SVR në prag të premierës botërore të planifikuar për “Geneva Motor Show 2016”.

Imazhet dhe të dhënat janë marrë nga broshura zyrtare kurse Jaguar i ri i fuqishëm F-Type do të ofrohet për klientët në versionet Coupe dhe Cabriolet. Është pohuar se makina përdor motorin 5.0 V8 me kompresor, i njohur nga modeli F-Type R, i cili për nevojat e versionit SVR është përforcuar nga 550 në 575 Kf, ndërsa çift rrotullues arrin në 700 Nm. Ndryshe nga versioni R, Jaguar F-Type SVR do të jetë në dispozicion me tërheqje në boshtin e pasmë dhe 4×4, transmeton zeri.info

Modeli në të cilin fuqia transferohet në të gjitha rrotat është i pajisur me marshin automatik me tetë shpejtësi, me ndihmën e të cilit arrin përshpejtimin nga 0 në 100 km / h për 3.7 s, që është për 0.5 s një rezultat më i mirë se në Jaguar F-Type R.

Shpejtësia maksimale e versionit Coupe është 322 km/h, ndërsa për versionin Cabriolet, pak më e ulët – 312 km/h. Për më shumë detaje rreth Jaguarit të ri do të njoftoheni në muajin e ardhshëm, në prag të premierës zyrtare./Zëri

TË NGJAJSHME