Rtv Pendimi
Lajme

“Jam krenar që humba krahun duke mbrojtur Turqinë”

Uzeyir Civan, një nga mijëra qytetarë turq që vërshuan rrugët mbrëmjen e 15 korrikut të vitit 2016 për të kundërshtuar tentativën për grushti shteti, tha se ndihet krenar që ka mbrojtur vendin e tij madje edhe duke humbur krahun.

Civan, i cili aktualisht jeton në Gümüşhane në rajonin e Detit të Zi në Turqi, ndodhej në lagjen Tuzla të Stambollit natën e puçit të dështuar, kur ai u qëllua nga puçistët e organizatës terroriste FETO.

Mbrojtësit e demokracisë të cilët dolën në rrugë nuk do të qëndronin indiferentë përballë ushtarëve tradhtarë të FETO-s, madje edhe duke u përballur me rrezikun e humbjes së jetës apo gjymtyrëve, tha Civan për Anadolu Agency (AA).

“Mendova se mund t’i bindja ata të ktheheshin në kazermë, duke u thënë se ajo çfarë po bënin ishte e gabuar”, tha Civan.

“Ndaluni! Hidhni armët! Ne të gjithë jemi vëllezër – u bërtita. Vrapova drejt tyre dhe madje disave pranë meje u thashë të bërtisnin se ‘ushtarët dhe policët janë vëllezër’, por ata filluan të qëllonin drejt meje”, shtoi ai.

Civan ende kujton çastet e plagosjes në dorë dhe se si më vonë, në spital, ai dëmtim i kushtoi me humbjen e krahut.

“Falë Zotit kam humbur krahun dhe jo ​​vendin tim. Ne nuk ia dorëzuam atdheun tradhtarëve”, tha Civan.

“Jam gjallë, por mund të vdes për vendin tim”, shtoi ai.

I orkestruar nga grupi terrorist FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, puçi i dështuar i vitit 2016 shkaktoi martirizimin e 251 personave dhe plagosjen e rreth 2.200 të tjerëve.

Të ngjajshme

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Kushtrim Guraj

Inflacioni vjetor në BE mbetet në 1.1 për qind në tetor

Kushtrim Guraj

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Kushtrim Guraj