Jemen, 334 të burgosur janë vrarë në burgje gjatë 6 viteve të fundit

Jemen, 334 të burgosur janë vrarë në burgje gjatë 6 viteve të fundit

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Rights Radar” në Jemen njoftoi se 334 të burgosur janë vrarë në burgjet e Jemenit gjatë konfliktit 6 vjeçar në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata publikoi një raport mbi vdekjet në burgje me titullin “Jemen … Vdekjet nën torturë”.

“Që nga fillimi i luftës në Jemen në mars të vitit 2015, të paktën 334 persona janë vrarë në burgje si rezultat i torturave ose neglizhencës së qëllimshme mjekësore”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se 271 persona, përfshirë 10 fëmijë dhe 3 gra, u torturuan për vdekje në burgje dhe qendra të paraburgimit ndërsa 28 të tjerë humbën jetën për shkak të neglizhencës së qëllimshme mjekësore dhe 35 vdiqën menjëherë pasi u lanë të lirë për shkak të torturave ose neglizhencës së qëllimshme mjekësore.

Huthit dhe Këshilli i Tranzicionit Jugor janë në krye të listës

Në njoftim gjithashtu thuhet se Huthit e mbështetur nga Irani ishin në krye të listës me 205 vdekje ndërsa forcat separatiste të Këshillit të Tranzicionit Jugor (GGK) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), kishin shkaktuar 55 vdekje.

Poashtu u rekomandua që Kombet e Bashkuara (OKB) të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe të shpejtë për të parandaluar vrasjet torturuese dhe rrëmbimet me forcë.

Ndërsa nuk ka informacione të qarta për numrin e të burgosurve dhe të rrëmbyerve midis palëve në Jemen.

Jemeni, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, është skenë e përplasjeve midis Huthive të mbështetur nga Irani dhe forcave qeveritare.

Në Jemen, Huthit kanë kontrolluar kryeqytetin Sana dhe disa qytete që nga shtatori i vitit 2014. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga marsi 2015.