JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

1. Shpresat e mëdha prodhojnë njerëz të mëdhenj!
2. Shpresa është mik i mrekullueshëm, ndoshta nganjëherë mungon, mirëpo asnjëherë nuk tradhton!
3. Shpresa nuk është ëndërr, por rrugë për ta bërë ëndrrën realitet!
4. Jeta është shpresë, ai që e humb shpresën, e humb jetën!
5. Shpresa të bën ta shohësh atë që njerëzit nuk e shohin, të dëgjosh atë që njerëzit nuk e dëgjojnë dhe ta realizosh atë që ata nuk mund ta realizojnë!
6. Me shpresë vazhdohet jeta, me optimizëm vazhdohet rrugëtimi!
7. Mes ëndrrës dhe realizimit të saj, mbeten durimi, shpresa dhe lutja e sinqertë!
8. Gjithmonë ekziston një rrugë, asnjëherë mos u dorëzo.
9. Pavarësisht pikëllimit, mbetet shpresa në Allahun, ajo më e bukura në brendësinë tonë!
10. Asnjëherë nuk dështon një njeri i cili përpiqet, pastaj prapë përpiqet…!
11. Mos lejo që të largohesh nga ëndrrat, sado të jenë rëndë të arrihen.
12. I pashpresë është ai person që e fik llambën, e pastaj ankohet se e ka humbur rrugën!
13. Mos rri dhe mos prit nga të tjerët që ta realizojnë ëndrrën tënde, po ngritu dhe realizoje atë vetë!
14. Të ballafaquarit konsiderohet nga rrugët më të shkurtra për të arritur deri në qëllim!
15. Nëse e shihni se brengat vështirësohen, dijeni se lehtësimi i Allahut është shumë afër!
16. Pavarësisht të gjitha gjërave, prej bukurisë është që shpirti yt të mbetet i lidhur me shpresën!
17. Të jetoj për ta realizuar ëndrrën time është më mirë, sesa të jetoj për t’i shkatërruar ëndrrat e të tjerëve!
18. Çdo ëndërr e jona mund të realizohet, nëse ne paraqesim guxim që ta ndjekim atë!
19. Nëse dështon në realizimin e ëndrrave të tua, ndryshoji metodat dhe jo parimet! Pemët i ndërrojnë fletët e tyre, e jo rrënjët!
20. Kur të thonë se ëndrra jote është e pamundur të realizohet, thuaju se Zoti im është i Fuqishëm për çdo gjë!
21. Ka nga ata që e ëndërrojnë suksesin, mirëpo ka edhe nga ata që zgjohen herët për ta realizuar!
22. Nuk është e metë të ëndërrosh, por e turpshme është që ta shohësh tjetrin se si i realizon ëndrrat e tij, kurse ti ende je duke fjetur!
23. Çdo njeri i ka dy rrëfime në jetën e vet, njërin e jeton, kurse tjetrin shpreson ta jetojë!
24. A t’ju lajmëroj për një gjë që ju rehaton?! Allahu nuk e braktis zemrën, e cila i mbështetet Atij dhe Allahu nuk e braktis dorën, që i është ngritur dhe lutur Atij!
25. Rri i qetë, zërin tënd e dëgjon Allahu, atëherë kur ti mendon se askush nuk të dëgjon!
26. Çfarë kam nevojë unë për dyert e krijesave, kur dera e Allahut është e hapur, nuk mbyllet!
27. Heshtja ose bart brengë të madhe ose ëndërr të madhe!
28. Shtyrja e afatit është vdekje e ngadalshme e projekteve tona!
29. Nëse ti nuk e udhëheq anijen e jetës sate, atëherë të tjerët do ta udhëheqin!
30. Jeta e cila udhëhiqet nga mendja jote, është shumë më e mirë nga jeta e cila udhëhiqet nga fjalët e njerëzve!
31. Veproje çdo gjë që ti je i bindur në të, ngase në çdo rast, nuk do t’u shpëtosh fjalëve të njerëzve!
32. Nuk mundemi ta ndryshojmë të kaluarën, por mundemi ta ndryshojmë të tashmen, për një të ardhme më të mirë!
33. Kush e lë veten peng të së kaluarës, e humb të tashmen dhe të ardhmen!
34. Ai që bart shpresë nuk është naiv, as fëmijë, por ai vetëm se është i bindur në mëshirën e Zotit!

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu