Reconnecting-with-Nature-1-1

JETA PA MORAL NUK KA VLERË

Rrëfehet për një djalosh të ri se me biçikletën e tij u përplas me një plakë dhe në vend se t’i kërkojë falje plakës dhe t’i ndihmojë të ngritët, ai filloi të qeshet me të dhe e vazhdoi rrugën e tij.

Plaka kur e pa se ai nuk u ndal, e thirri duke i thënë:

– Biri im, ra diçka nga ti në tokë.

I riu u kthye dhe filloi të hulumtojë, por nuk gjeti gjë.

Plaka atëherë i tha:

– Biri im, mos hulumto shumë, sepse nga ti ra morali yt dhe atë nuk ke mundësi ta gjesh asnjëherë!

Jeta nuk ka vlerë nëse ajo është e mangët nga morali, sjellja e mirë dhe respekti ndaj të tjerëve!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU