JETA TË DETYRON TË MËSOSH!

  1. I mençuri kur gabon, kërkon falje, kurse budallai kur gabon, filozofon!
  2. Ai që të do në jetën e tij, e di shumë mirë se si të përkujdeset për ty!
  3. Mos tento të arrish tek ai që nuk do të arrijë te ti, mos e lufto botën në tërësi për një njeri që nuk mund ta luftojë mendjemadhësinë e tij për hir tëndin!
  4. Kërkimfalja nuk do të thotë se ti je në gabim, por do të thotë se ti i respekton marrëdhëniet që të bashkojnë me të tjerët!
  5. Dera që të mbyllet para fytyrës me qëllim, i mjeri ti nëse shkon e troket përsëri!
  6. Jeta e pyeti vdekjen: “Pse njerëzit më duan mua e ty të urrejnë?”

Vdekja u përgjigj: “Sepse ti je një gënjeshtër e bukur, kurse unë jam një realitet i hidhur!”

  1. E dua atë që më do, mirëpo e dashuroj atë që përkujdeset për mua!
  2. Ndjenjë e dhembshme, kur mendja dhe zemra futen në luftë mes vete për një person. Mendja e refuzon, kurse zemra e dëshiron pamjen e tij!
  3. Ka ditë kur na mjafton heshtja dhe shikimi, për shkak të sjelljeve të atyre që ishin në anën tonë, e pastaj ndryshuan!
  4. I mjeri ti, nëse lutesh kundër fëmijëve të tu, e përputhet lutja e jote me atë kohë që pranohet duaja dhe Allahu i përgjigjet asaj!
  5. Pasuria si shërbëtor është e mirë, mirëpo si zotëri është e prishur!
  6. Jeta është shkollë, njerëzit janë pyetjet, kurse ditët përgjigjet!
  7. Mos të të pikëllojë fakti se dështove me një projekt, përderisa mundohesh të qëndrosh përsëri në këmbët e tua!
  8. Kur ecën përtacia nëpër rrugë, patjetër t’i bashkëngjitet asaj edhe fukarallëku!
  9. E mësova se riskun tim nuk mund të ma marrë askush, prandaj zemra ime u rehatua dhe e mësova se veprën time nuk e bën askush, prandaj vetë u angazhova!
  10. Nëse nuk e angazhon veten me të dobishmen, ajo do të të angazhojë me të kotën!
  11. Ndihesh i vetëm, kur je në mesin e njerëzve dhe askush nuk e ndien prezencën tënde!
  12. Kush e merr guximin të të mashtrojë një herë, do të të mashtrojë edhe një mijë herë të tjera!
  13. Krimi më i madh në jetën tënde është t’ia hapësh zemrën tënde mashtruesit!
  14. Idetë e frytshme lindin në mendje të përparuara dhe jetojnë vetëm në trupat e lumtur!
  15. Ai që është më afër zemrës sate, edhe lëndimi i tij është më i madh për zemrën tënde!
  16. Përvoja që nuk të bën dobi është mall i prishur!
  17. Ai që të zgjedh për një kohë të caktuar, ti nuk je nevojtar për të në çdo kohë!
  18. Njeriut të mbyllur, nuk i arrin as ajri e as dielli dhe për këtë arsye nuk jeton me njerëzit normal si të tjerët!
  19. E drejtë është ta fshish gabimin nga jeta jote për të jetuar më mirë!
  20. Gënjeshtari e sheh se është më i drejti nga njerëzit, sepse ai edhe vetveten e gënjen!
  21. E meta e injorantit është se nuk e sheh të metën e vet!
  22. Mos dysho fare se ti je budallai më i madh, nëse ti e kërkon dashurinë në zemrën që të urren!
  23. Mos u ndal shumë në gabimet e të së kaluarës sate, sepse ajo do ta shndërrojë të tashmen në zjarr, kurse të ardhmen në mizori!
  24. Ne nuk duam që ta harrojmë dhembjen, por duam t’i shërojmë sebepet dhe duam që me njerëzinë tonë të ngjitemi deri në atë shkallë, saqë ta ndiejmë dhembjen e të tjerëve.
  25. Më mirë për ty është të pyesësh shumë herë, sesa të gabosh një herë!
  26. Lumturia nuk realizohet me largimin e problemeve nga jeta jonë, por ajo realizohet në ballafaqimin dhe mundjen e tyre!
  27. Për çdo mëngjes para vetes i ke dy opsione: Ose të vazhdosh me gjumë e ta plotësosh shikimin e ëndrrave, ose të zgjohesh nga gjumi e t’i realizosh ato!
  28. Bashkëveprimi me njerëz të ndryshëm, me moral dhe adete të ndryshme, kërkon durim e nganjëherë edhe injorim të qëllimshëm, që të vazhdojnë marrëdhëniet pozitive me ta.
  29. Kush nuk ka pirë nga deti i përvojës, do të vdesë i etur në shkretëtirën e jetës. Jeta është shkollë, mësuesi i saj është koha, ndërsa mësimet e saj janë përvojat.
  30. Të gjitha gjurmët e plagëve të kaluara që tani i sheh, janë ato që e formuan personalitetin tënd, që tani je!
  31. Tri gjëra nuk kthehen: Fjala kur del, koha kur kalon dhe besimi kur humbet!
  32. Njeri mendjemprehtë është ai, që e mbyll gojën para se të tjerët t’i mbyllin veshët e tyre dhe i hap veshët e tij, para se njerëzit t’i hapin gojët e tyre!
  33. Rëndë është të bashkëjetosh me ata njerëz, që veten gjithmonë e shohin se janë në të drejtë!
  34. Ka ndjenja që është rëndë t’i ndajmë me të tjerët, po ato si të pastra i mbajmë brenda zemrës, nga frika për to që menjëherë kur të dalin, të mos ndyten.
  35. Disa njohuri të japin përvojë e disa të tjera të japin mësim!
  36. Gabimi i vetëm në jetën time është gabimi, nga i cili nuk mësova gjë prej tij!
  37. Gjëja e vetme e përbashkët mes majës së lumturisë dhe majës së pikëllimit është se nuk mundemi të bëjmë gjumë gjatë asaj kohe!
  38. Ata që nuk qajnë, nuk e dinë kuptimin e buzëqeshjes!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU