JETA VAZHDON EDHE PSE SHPIRTI NDIEN DHEMBJE DHE SYRI LOTON

  1. Dhemb, atëherë kur përmallohesh për dikë dhe do të flasësh me të, por më vonë e tërheq vendimin, sepse në vete ndien se ai nuk ka nevojë për ty dhe të folurit tënd me të!
  2. Dhemb, që njeriu më i afërt i zemrës të jetë larg syve të tu!
  3. Dhemb shumë, atëherë kur njerëzit të thonë bëhu i fortë, e ata nuk e kanë fare idenë se në çfarë vështirësish kalon!
  4. Ka dhembje që nuk i shpreh dot gjuha dhe nuk i loton syri, mirëpo i vuan rëndë zemra!
  5. Dhemb, atëherë kur ti e lë veten anash për t’i bërë të lumtur të tjerët dhe ata pastaj ikin!
  6. Dhembja e bën kohën të gjatë shumë, madje pa fund!
  7. Ajo që më së shumti dhemb, kur i beson dikujt verbërisht, dhe po ky person, ta vërteton se ti me të vërtetë je i verbër!
  8. Një pjesë e dhembjeve na vijnë nga ata që u kemi dhënë çdo gjë!
  9. Dhembja më e rëndë është t’i detyrosh shprehjet e fytyrës të marrin pamje të jashtme, krejtësisht të kundërta me atë që e ndien!
  10. Kush të braktis që të ndiesh dhembje, mos prit prej tij që ta dëgjojë zërin e dhembjeve të tua!
  11. Edhe vetmia jep dhembje dhe ato nuk i njeh, përveç ai që i përjetoi!
  12. Nuk më dëmtoi i huaji që nuk më njohu, po dhembjen ma shkaktoi i afërmi që më njeh!
  13. Jeta më mësoi të qaj me një qosh ku nuk më sheh njeri, e pastaj t’i fshij lotët dhe të dal para njerëzve i buzëqeshur!
  14. Jeta më mësoi se lloji më i rëndë i të qarit, është të qeshurit gjatë sprovës!
  15. Plaga më e rëndë, plaga e fituar nga një njeri që s’e ke paramenduar se do të të lëndojë ndonjë ditë!
  16. Prej gjërave që më së shumti dhemb, kur ndonjëri nga ata të dëmton para masës dhe të kërkon falje në vetmi.
  17. Thyerja e zemrave nuk nxjerr zë, mirëpo jep shumë dhembje!!
  18. Njerëzit më herët thoshin: “Nuk ia di vlerën mirësisë sime, përderisa nuk e takon tjetrin!”
  19. Më së miri është që ta dimë pozitën tonë në jetën e të tjerëve, me qëllim që mos ta tejkalojmë atë!
  20. Nga dhembjet më të ashpra është të humbësh një njeri e ai është i gjallë para teje dhe ta ndiesh prezencën e një personi, i cili ua largua dhe më nuk kthehet!
  21. Disa krijojnë arsyetime që të largohen e disa të tjerë shpikin fjalë për të mbetur!
  22. Disa dhembje nuk rrëfehen dhe syri nuk i loton, ato vetëm i japin dhembje zemrës dhe trupit!
  23. Sa dhemb kur të vijë ajo që e shpreson, mirëpo më është vonë, ti ke ndryshuar dhe me të kanë ndryshuar edhe shpresat!!
  24. Çdo plagë ka ilaç, përveç dy plagëve: Plaga e fituar nga shoku që të tradhtoi dhe plaga e të dashurit që të braktisi!
  25. Kur përmallohemi për dikë, edhe atë fort, bota na duket se ka mbetur bosh nga njerëzit!
  26. Sa duken ditët të mangëta, atëherë kur mungon personi, të cilin do ta kesh prezent për çdo moment!
  27. Mos u pikëllo kur njerëzit nuk të rikujtojnë përveçse kur kanë nevojë, po buzëqeshu, ngase ti je si qiriu, kur atyre u errësohet jeta, nguten të vijnë te ti!
  28. Lotët janë fjalë në zemër që gjuha nuk mundet t’i shqiptojë dhe zemra nuk mundet t’i mbajë!
  29. Nëse vuan për shkak të dhembjes së ndonjë njeriu, ti je fisnik, kurse nëse merr pjesë në shërimin e tij, ti je madhështor!
  30. Uria e ndjenjave na e mëson heshtjen, derisa edhe e harrojnë metodën e të folurit dhe pamjen e fjalëve!
  31. Dhemb shumë kur e ndien se je i tepërt në zemrat e atyre që i do, kurse brenga jote, e tëra, është t’i bësh të lumtur!
  32. Ku të kishin qenë ditët fletë, e të grisja nga ato cilën të dua!
  33. Shumë rrallë mund të gjesh njeri, i cili ka mbetur ashtu si ka qenë në takimin e parë!
  34. Mos ia mundëso askujt ta dijë fshehtësinë e lotëve të tu, sepse ai do ta di si të të bëjë të qash!
  35. Është shumë për t’u dhimbsur, kur të parafytyrojnë në mendjet e tyre me një pamje të gabuar, dhe ata, nuk ta njohin brendësinë tënde!
  36. Ka mundësi që njerëzit ta shohin plagën, e cila është mbi kokën tënde, mirëpo, ata nuk e ndjejnë dhembjen, e cila të mundon!
  37. Nëse nuk ndjen dhembje, nuk do të mësosh!
  38. Sa ndjenjë e ashpër është kur je i pafuqishëm të largohesh dhe nuk mundesh të afrohesh!
  39. Jeta më mësoi që të qaj në vetmi dhe të mos u shkaktoj dhembje atyre që i kam përreth meje, dhe po ashtu, jeta më mësoi që ankesat e mia t’i shënoj në fleta dhe ato t’ia drejtoj Zotit tim!
  40. Fjalët që dalin gjatë të qarit, janë më të sinqertat që i thotë njeriu!
  41. Momenti më i rëndë është të qash në heshtje mbi jastëkun tënd dhe të tjerët të mendojnë se je duke fjetur!
  42. Ajo që më së shumti e lodh shpirtin është fshehja e asaj që kemi nevojë ta shprehim!
  43. Loti është bërtitmë që të tjerët nuk e dëgjojnë, mirëpo Allahu atë e dëgjon!
  44. Armiku më i keq është ai, që ishte një ditë prej ditëve miku yt!
  45. Zemrat e pastra ka mundësi të ndiejnë dhembje dhe të plagosen, mirëpo ato asnjëherë nuk urrejnë!
  46. Çdo ndjenjë nuk ka nevojë për të dashur, disa nga to kanë nevojë për mik që nuk tradhton, shoqërues që nuk të shkakton dhembje dhe shpirt që të shoqëron përgjithmonë dhe nuk shkon!
  47. Ka nga njerëzit që çdoherë kur u kushton kujdes kushteve të tyre të poshtërojnë, çdoherë kur u kushton kujdes ndjenjave të tyre të lëndojnë dhe çdoherë kur ua ngrit çështjen e tyre, ata të nënçmojnë! Ata nuk do ta kuptojnë vlerën tënde, përveçse atëherë kur do të të humbin!
  48. Besimi i shëmbëllen njeriut: shumë vite për t’u plakur, kurse një moment për të vdekur.
  49. Qelqi thyhet dhe zëri ndërpritet me shpejtësi, kurse copat e qelqit mbeten dhe e lëndojnë atë që i prek, kështu është edhe me të folurit që lëndon, shpejt përfundon, mirëpo mbetet zemra ajo që ndien dhembje në vazhdimësi!
  50. O Zot, mëshiroji shpirtrat që ndjejnë dhembje dhe nuk flasin!

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu