[There are no radio stations in the database]
Ndërroi jetë hafëzi Alush ef. Kadriu

Ndërroi jetë hafëzi Alush ef. Kadriu

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 6 shkurt 2025, ndërroi jetë hafëzi Alush ef. Kadriu.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e premte, më 7 shkurt 2025, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit, ndërsa falja e xhenazes do të bëhet në orën 13:00, te varrezat e qytetit në Gjilan.

Biografi e shkurtër

Hafëz Alushi lindi në vitin 1937 në fshatin Llovcë te Gjilanit. Që në fëmijeri kishte treguar aftësi dhe ishte dalluar githmonë nga bashkëmoshatarët e tij në nxënien e diturisë. Këtë më së miri e dëshmon fakti se nga e gjithë rinia e fshatit të tij të lindjes, Llovcës, imami i fshatit mulla Bilalli e kishte zgjedhur Alushin, djalin e tij Mustafën dhe Shabiun për t’ua mësuar përmendsh Kuranin famëlartë. Mulla Alushi dhe dy shokët e përzgjedhur, mulla Mustafa dhe hafëz Shabiu, brenda dy vjetëve, që nga viti 1948 e deri në vitin 1950 e kryen hifzin dhe u bënë hafëzë të Kuranit. Mulla Alushi tregon se e vetmja mundësi për t’u shkolluar atëbotë ishte te hoxha i fshatit, andaj edhe ky pos mësimeve fetare, nga mulla Bilalli i mësoi shkronjat arabe ndërsa arabishten më tepër e përsosi për tre vite me radhë nga viti 1953 – 1956 në fshatin Vërban të Bujanocit, tek mulla Nijazi Zahiri.
Hafëz Alushi e kreu edhe mejtepin (shkollën e ulët fillore) në Rahovicë të Preshevës diku rreth viteve 1960 – 1967. Në mejtepin e Rahovicës kishte mësuar lëndët; fikhun, akaidin, tefsirin si dhe nga pak kishin mësuar edhe gjuhën turke. Ndërsa më vonë, si edhe shumë hoxhallarë të tjerë me provime kreu edhe Medresesë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Si hoxhë i ri, pasi që nuk ishte i emëruar askund imam i rregullt, disa vite me radhë punoi vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe herë pas here këndonte mukabele nëpër xhamitë e afërta. Kështu për muajin Ramazan shërbeu në faljen e namazeve dhe të namazit të teravive në Asllarë të Bujanocit, Mitrovicë, Kishna Polë, Gadish, pastaj në fshatrat e Drenicës si: Polluzhë, Baincë, Tërstenik, Llapushnik e gjetiu. Ndërsa që nga viti 1971 emërohet imam i rregullt në xhaminë “Xhedidë” të mëhallës së Balecit, në Gjilan, dhe aty shërbeu imam deri kur u pensionua në vitin 2005.
Hafëz Alushi kontribuoi shumë në ndërtimin e xhamisë në mëhallën e Balecit në vitin 1972, ku ishte imam, në kohën e monizmit. Për këtë shkak disa herë ishte ftuar nga inspektorët e SPB-së (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në biseda informative derisa e kishin dënuar edhe me një sasi të hollash, siç e kishin gjobitur edhe Bashkësinë Islame të Gjilanit për shkak të rrënimit të xhamisë së vjetër dhe ndërtimit të objektit të ri të xhamisë në fjalë.
Hafëz Alushi e kishte vizituar Mekën dhe kishte kryer kaherë obligimin e haxhit, devotshmëria e tij ndaj Allahut bëri që ai ta bënte edhe dhjetëra herë gjatë jetës së tij.
Hafëz Alushi është njëri nga hoxhallarët e rrallë në Gjilan që gjatë luftës së fundit ka kryer me përshkutim detyrën e imamit në xhaminë “Xhedide” të Balecit në Gjilan me plotë devotshmëri dhe shërbim të denjë ndaj xhematit.
Hafëz Alush Kadriu pas pensionimit u nderua me mirënjohje nga Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan dhe nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri për kontributin e dhënë në të mirë të vendit, e në veçanti për shërbim shembull gjatë kohës së okupimit.


Vazhdo leximin

Pas këti postimi

PROBLEMI I EPSHIT


Thumbnail
[There are no radio stations in the database]