JETO ME ZEMRËN QË E DO ÇDOKUSH!

 

  1. Disa njerëz i duam, mirëpo nuk u afrohemi, ata në largësi janë më të dashur, ata në largësi janë më të mrekullueshëm dhe ata në largësi janë më të shtrenjtë!
  2. I dua ata që e dinë mirë si t’i bëjnë zemrat tona zogj, që fluturojnë nga gëzimi!
  3. Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me takimet e tyre të shpeshta, ka njerëz që banojnë nëpër zemra edhe pse takimet me ta janë të rralla!
  4. Lumturinë që e fut në xhepat e të tjerëve, një ditë nga ditët, atëherë kur je i pikëlluar, do të të kthehet që të fshehet në xhepat e tu!
  5. Miqësia nuk është ajo që miku yt të shoqëron për çdo ditë, po ai të jetë afër teje, atëherë kur nga ti largohen të gjithë!
  6. Kërkimfalja është parfum i bukur, i cili i shndërron shumicën e momenteve budallallëku në dhuratë të bukur!
  7. Njeriu më i ëmbël është ai që kalon nëpër jetën tonë dhe pas tij lë kujtime të bukura!
  8. Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër, e cila të do pa kërkuar nga ti asgjë tjetër, përveç të jesh mirë!
  9. Lotët janë më të shtrenjtë sesa buzëqeshja, ngase buzëqeshjen ke mundësi t’ia dhurosh kujtdo, kurse lotët, ata nuk rrjedhin vetëm se për njeriun më të shtrenjtë!
  10. Një ndër sebepet më të thjeshta të lumturisë është një njeri i cili interesohet për ty për çdo ditë!
  11. Përkujdesja është nga dhuratat më të thjeshta dhe më të bukura!
  12. Mes përfitimit të zemrave dhe thyerjes së tyre është një fije peri e hollë e quajtur “METODË”.

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu