JI GJITHMONË ME ALLAHUN

Hulumtova pas rehatisë dhe atë nuk e gjeta, përveçse në namaz.

Hulumtova pas qetësisë shpirtërore dhe atë nuk e gjeta, përveçse në përmendjen e Allahut.

Hulumtova pas besimit dhe atë nuk e gjeta, përveçse me Allahun.

Hulumtova pas lumturisë dhe atë nuk e gjeta, përveçse në dashurinë ndaj Allahut.

Hulumtova e hulumtova dhe e gjeta se jeta ishte për hir të Allahut, për Allahun dhe me Allahun.

Pra, ji gjithmonë me Allahun!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU