Ji i mirë dhe bëj mirë! Ja disa urtësi jete:
Kur zogu është i gjallë, ha milingona. Kur të vdesë zogu, milingonat hanë zogun.
Koha dhe rrethanat mund të ndryshojnë në çdo kohë. Ndaj, mos e nënvlerëso e as mos lëndo askënd në jetë!
Një ditë mund të jesh i fuqishëm, por nuk duhet të harrosh se koha është më e fuqishme se ti. Një dru bën një milion kokrra qibriti, po vetëm një kokërr qibriti nevojitet për të djegur një milion drunj. Së këndejmi, ji i mirë dhe bëj mirë!
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi